18/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot në Reçicë të Madhe u lëshua në përdorim  rruga tek ambulanca

Sot në Reçicë të Madhe u lëshua në përdorim  rruga tek ambulanca në këtë fshat, e cila ishte një nga më të dëmtuarat nga përmbytjet katastrofike që përfshinë rajonin e Tetovës vetëm dy vite më parë.

Rikonstruimi i plotë i rrugës është bërë nga buxheti i komunës së Tetovës gjithsejtë 4.5 milion denarë e cila është rregulluar me pllaka bekatoni me një gjatësi  prej 2500m. Paralel është bërë instalimi tokësor i ndriçimit publik dhe furnizimit me ujë.

Gjithashtu janë vendosur edhe pajisje urbane dhe janë rregulluar hapësirat e gjelbërta në këtë rrugë.

Kjo është pjesë e disa projekteve që përfundojnë në këtë fshat, i cili ishte një nga vendet që pësoi më shumë gjatë përmbytjeve në rajonin e Pollogut.

Stuhitë e rënda, pasuar me erë dhe reshjet e mëdha, shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Tetovë, shkaktuan dëme të mëdha materiale pronave,  private, shtetërore, ndërtesave, infrastrukturës, tokës bujqësore..etj /TV KOHA/

Të fundit