19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot nga ora 12 mbahet aksioni ekologjik për pastrimin e Tetovës nga mbeturinat

Sot me rastin e ditës së pranverës, nga ora 12 Komuna e Tetovës organizon aksionin për pastrimin e qytetit, autoritetet e komunës bëjnë thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve, shkruan Portalb.mk.

Nga Komuna paraprakisht njoftuan se ky aksion është planifikuar të përfshijë disa lokacione si pikat kritike, shkollat ​​fillore dhe të mesme, deponitë ilegale dhe të tjera.

Kryetari i Komunës, Kasami bëri thirrje për pjesëmarrje të qytetarëve në këtë aktivitet.

“Ftoj të gjithë qytetarët, shoqërinë civile, organizatat joqeveritare t’i bashkëngjiten aksionit të Komunës së Tetovës. Mjedisi i pastër publik është shëmbëlltyra jonë, le të na gjejë stina e pranverës me angazhimin tonë të përbashkët në mbrojtje të mjedisit”, shkroi Kasami.

Thirrje ndaj qytetarëve bëri edhe NPK “Tetova”.

“Të gjithë ne duhet të angazhohemi të pastrojmë, të mbjellim lule të vetëdijesohemi që pranvera të na gjejë ndryshe… Eja edhe ti…21 Mars 2022.Të gjithë së bashku për qytetin tonë, që pranvera të na gjejë ndryshe”, shkruan nga NPK “Tetova”.

Nga Komuna e Tetovës gjithashtu apeluan që të gjithë tregtarët, pronarët e dyqaneve, restoranteve, bar-kafeve të përfshihen në aksion me kontributin e tyre (duke pastruar hapësirën para dyqaneve të tyre).

Të fundit