03/12/2023
5.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot para Komisionit hetimor për “Onkologjinë” ish-ministri i Shëndetësisë Filipçe dhe ai aktual Mexhiti

Sot është caktuar seanca e re e Komisionit hetimor për të hetuar akuzat për skandalin që tronditi opinionin në Klinikën për radioterapi dhe onkologji. Ish-ministri dhe ai aktual i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Fatmir Mexhiti duhet të deklarohen para deputetëve pasi dje ka përfunduar shqyrtimi i raportit të revizionit nga Komisioni për financa dhe buxhet, transmeton Portalb.mk.

Komisioni i djeshëm përfundoi me disa konkluzione, ndër të cilat përgjegjësit e klinikës së onkologjisë duhet të zbatojnë rekomandimet e auditorit shtetëror nga raporti për vitin 2021, të hartojnë protokollet mjekësore për lidhjen e pacientëve me terapinë biologjike, të bëjnë inventarizimin e të gjitha pasurive sipas rregullores së kontabilitetit të buxheteve dhe përfituesve buxhetorë.

Në mars të këtij viti Enti i Kontrollit Shtetëror ka publikuar një raport revizioni, ku ndër të tjera thuhet se është prokuruar terapi biologjike, por nuk ka pasur para të mjaftueshme, nuk ka pasur edhe protokolle mjekësore, gjegjësisht udhëzime me të cilat do zë vendosen rregulla dhe kritert për përfshirjen e pacientëve në terapi biologjike.

Kujtojmë se prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski disa ditë më parë kumtoi se është e mundur që në ndonjërin nga vendet fqinje të ketë ekspertizë për rastin “Onkologjisë”. Ai konfirmoi se bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë është ende të suaza të këmbimit të informatave, por se çfarë do të tregojë ai bashkëpunim , tani për tani mbetet çështje e hapur.

Ndryshe, më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës. Ky aksion erdhi pas publikimit të informacioneve në media se, se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.

Për rastin në Klinikën e Onkologjisë, Kuvendi zgjodhi përbërjen e komisionit hetimor, me propozim të VMRO – DPMNE-së.

Ky rast nxiti reagime të shumta.

Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet hetimore për zbardhjen e rastit të keqpërdorimit të terapisë për pacientët e Klinikës Onkologjike, kështu ka thënë për këtë rast ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Sipas tij, është e nevojshme të kryhet hetim i plotë dhe i paanshëm.

Të fundit