20/08/2022
24.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot përfundon viti shkollor në Maqedoni

Mbi 270 mijë nxënës të shkollave të mesme dhe fillore dhe rreth 19 mijë nxënës të klasës së parë, sot përfunduan vitin arsimor 2019/2020, për herë të parë në rrethana të jashtëzakonshme dhe jashtë bankave shkollore si mbetën boshë që nga 11 marsi për shkak të rrezikut nga përhapja e coronavirusit..

Gjysmëvjetorin e parë e kujtojmë me bisedimet gjatë vjeshtës të sindikatës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për paga më të mëdha, ndërsa në nëntor u arrit marrëveshja ku profesorët nga janari i vitit 2020 morën 10% rritje të pagës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në gjysmëvjetorin e dytë edhe nxënësit dhe mësimdhënësit kishin situatë tashmë të panjohur me coronavirusin dhe se mësimi për tre muaj ishte online, ndërsa me dekretet qeveritare u mundësua që mësimi online të konsiderohet formale.

Gjatë këtyre tre muajve nxënësit dhe mësiesit mbanin orët online nëpër disa platforma për videokomunikim.

Për t’u lehtësuar mënyra e mësimit të materialit, MASH në partneritet me UNICEF vendosën platformën nacionale arsimore Eduino.gov.mk me mësime video për shkollë të mesme dhe fillore që për nxënësit i incizuan mësimdhënësit nga gjithë vendit.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e sëmundjes, Qeveria në fund të muajit prill mori vendim që mësimin online të vazhdojë deri në fund të vitit, si dhe vendim që këtë vit të mos ketë maturë shtetërore, kurse maturantët të mund të konkurrojnë në fakulteti në gusht-shtator me diplomën e arsimit të mesëm./Telegrafi/

Të fundit