20/04/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot protesta në Shkup për drejtësi për rastin “Monstra”

Në Shkup sot do të mbahet protesta për drejtësi për rastin “Monstra”. Protesta është thirrur nga familjarët e të akuzuarëve, që sipas tyre ky proces është një montim klasik. Marshi i protestës do të nis në ora 13:00 nga Parku i Çairit, duke u finalizuar tek Prokuroria e Përgjithshme.

Bedri Ajdari, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Organizativ tha se me këtë protestë do të kërkohet drejtësi, pas fjalëve të fundit të prokurores Fatime Fetai.

“Të nderuar vllezër e motra, para disa ditëve prokurorja e rastit ‘Monstra’, Fatime Fetai, e përmbylli fjalën e saj përfundimtare me akuzën se, të akuzuarit jane fajtor për vrasjen e pesfishtë tek Liqeni i Smilkovës, madje duke i akuzuar për vepër teroriste duke i qëndruar besnike shefes së saj Gordana Jankulloska dhe prokurores së parë Gordana Geshkoska. Amaneti në vend!

Prandaj, në emrin tim personal si kryetar i Këshillit Organizativ për rastin ‘Monstra’ dhe të familjarëve të të burgosurve, i ftojmë të gjith shqiptarët (pa marrë parasysh bindjet e tyre politike) që të na mbështesin dhe ta ngremë zërin e popullit për drejtësi”, ka bërë thirrje familjari Ajdari. Përmes kësaj proteste do të kërkohet edhe zbardhja e rasteve të tjera të montuara.

Thirrje për t’iu bashkuar protestës kanë bërë edhe krerët e koalicionit opozitar ASH-AAA, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, por asaj do ti bashkëngjiten edhe shumë personalitete të shoqatave të ndryshme.

Të fundit