Sot skadon afati 48 orësh për koalicionimin trepalësh, cili do jetë vendimi i ASH-së?! – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Sot skadon afati 48 orësh për koalicionimin trepalësh, cili do jetë vendimi i ASH-së?!

Sot gjatë orëve të pasdites do të dihet fati i koalicionit trepalësh ASH, Lëvizja BESA dhe Alternativa, pas afatit 48 orësh të dhë nga kreu i ASH-së, Ziadin Sela për BESA dhe Alternativa, informon INA.
Dy partitë duhet të vendosin se a e përkrahin një ofertë të fundit të ASH pë koalicionime, e cila tashmë siç u publikua, ka të bëj me radhitjen e treshes në listat zgjedhore. Sipas kësaj oferte 50% do ti takonte ASH dhe nga 25% BESEs dhe Alternativës. Kreu i ASH-së Ziadin Sela një ditë më parë, pas mbledhjes së organeve të partisë njoftoi se dy partive do t’u bëjë një ofertë të fundit për detajet e bashkëpunimit eventual dhe do t’u japë 48 orë për të marrë një vendim. Detajet e ofertës tha se nuk do t’i bëjë publike.

Për Lëvizjen Besa, komunikimi nëpërmjet mediave me ASH-në është i pakuptueshëm kur nuk kanë marrë asnjë ofertë në letër. Për më tepër, ata nuk e kuptojnë as afatin prej 48 orësh për një vendim të cilin thonë se e kanë sjellë më shumë se një muaj më parë. Alternativa nuk ka komentuar asgjë.

Related posts

Kreu i BFI-së Shaqir Fetahu pozitiv me koronavirus

Televizioni Koha

GRUBI: Optimist i kujdesshëm për datë këtë pranverë

Televizioni Koha

Në mars janë dhënë 219 leje për ndërtim

Televizioni Koha

Leave a Comment