18/04/2024
5.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot takim në nivel më të lartë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë sot video-Samitin, në të cilën temë kryesore do të jetë mbështetja për krizën me koronavirusin, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Në këtë Samit në Zagreb nuk do të përqendrohet në zgjerimin drejt rajonit, sqaruan sot diplomatët evropianë, pjesërisht për shkak të krizës sanitare dhe pjesërisht sepse zgjerimi po trajtohet në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme të BE-së.

“BE është partneri më i rëndësishëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe kjo video-konferencë do të theksojë rëndësinë e marrëdhënieve unike BE-Ballkan Perëndimor”, njoftoi Këshilli i BE-së.

BE ka vendosur të ndihmojë rajonin me 3,3 miliardë euro të shpërndara në gjashtë vende të rajonit në shenjë solidariteti.

Këto fonde do t’i nënshtrohen mbikëqyrjes së rreptë nga institucionet e BE-së.

“Ju siguroj se çdo këst i nënshtrohet mekanizmave shumë të rreptë të kontrollit dhe mbikëqyrjes dhe nëse ekziston dyshimi më i vogël për keqpërdorim të mundshëm të fondeve, ne do të hapim hetim që mund të çojë deri në proces kriminal. Fondet e BE-së janë të lidhura me kushte shumë të rrepta”, njoftuan nga Komisioni Evropian.

Edhe pse rajoni është përjashtuar kryesisht nga shumica e fondeve dhe mekanizmave të ndihmës, Bashkimi Evropian është korrigjuar, kështu që deri në fund të prillit vendet në rajon nuk duhet të kërkojnë më leje të posaçme për të importuar pajisje mjekësore të nevojshme për të luftuar virusin. Kjo ishte në përgjigje të kritikave të shumta, veçanërisht në Serbi, ku presidenti ka shprehur publikisht pakënaqësi se BE ndihmon më pak sesa Kina në vendin e tij.

“Ne kemi hasur në probleme në komunikim, janë gjeneruar dhe përhapur akuza të rreme për miqësinë në mes BE-së dhe vendeve të rajonit, liderët duhet të përputhen në mesazhet e tyre dhe ne duhet të kundërshtojmë konceptimin e gabuar të marrëdhënieve tona”, deklaroi një diplomat i lartë i BE-së.

Për BE-në, “nuk ka dyshim” se Ballkani Perëndimor është “partner i ngushtë” dhe se as Kina dhe as Rusia nuk janë miq më të ngushtë dhe më të mëdhenj të rajonit.

Megjithatë, kritika u paraqiten për faktin se ky Samit nuk do të përqendrohet në zgjerimin, ndërsa Deklarata e Zagrebit, e cila nesër duhet të nënshkruhet nga të gjithë liderët, nuk përmend fjalën e zgjerimit, as anëtarësimin ose negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Nga BE i hedhin poshtë këto kritika.

“Nesër ideja është të konfirmojmë edhe një herë perspektivën e BE për rajonin, ne po e bëjmë atë me partnerët tanë. Fakti që ka pasur vendim për Maqedoninë e Veriut më 26 mars tregon qartë se perspektiva e BE-së është shtysa kryesore për reformat në të cilat përfitojnë të gjithë qytetarët, kemi treguar se porosisim kur partnerët tanë porosisin. Ne nuk flasim për zgjerim, nga njëra anë sepse Kovid-19 është tema kryesore, por kjo nuk do të thotë që procesi është ndalur, procesi do të vazhdojë në mbledhjen tjetër të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në qershor, dhe do të përparojë, konsideruam se kishte temë specifike në të cilën duhet të përqendrohemi”, deklaroi një diplomat i lartë i BE-së i përfshirë në përgatitjet për Samitin. tm/bs/fab

Të fundit