19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot vazhdon dita e dytë e Konferencës Ndërkombëtare për të Dhëna të Hapura e Fondacionit Metamorfozis

Konferenca Ndërkombëtare e Fondacionit Metamorfosis mbi “Të dhënat dhe kulturën e hapjes” sot vazhdon me ditën e dytë dhe do të vijojë deri nesër (20 maj 2022). Konferenca u hap dje në hotelin Holiday Inn dhe u mbajtën dy sesione të Programit treditor të Konferencës, pjesë e Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare, raporton Portalb.mk.

Drejtori për Zhvillim i Fondacionit Metamorfozis, Filip Stojanovski dje në hapje të Konferencës, në fjalën e tij theksoi se bashkëpunimi me USAID-in në promovimin e të dhënave të hapura do të ketë efekt të ngjashëm me projektet e mëparshme në të cilat kanë bashkëpunuar Metamorphosis dhe USAID si rasti me projektin e implementuar për verifikim të fakteve i mbështetur nga USAID deri në vitin 2017.

Konferenca synon të bashkojë komunitetin e të dhënave të hapura në mënyrë që të ndajë dhe të mësojë, të planifikojë dhe të bashkëpunojë për të ardhmen e të dhënave të hapura, me theks të veçantë në situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në ditën e parë të Konferencës Ndërkombëtare për të Dhëna të Hapura, pasdite u mbajt një seancë speciale për krijimin e kulturës së të dhënave të hapura, ku folën Bojana Bajiq, shefe e Departamentit të Teknologjisë Informative në Ministrinë e Financave të Malit të Zi, Andreja Glushçeviq, Koordinatore për Open Data në Qeverinë e Serbisë, Ariana Gjuli nga Open Data Kosova, Aranita Brahaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Institutit Shqiptar të Shkencës dhe Iskra Bellçeva Ristovska nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve.

Të fundit