Lajmi i Ditës

Sot vranësira por edhe intervale me diell

Këto ditë vendi ynë ndodhet ndërmjet fushave të presionit të ulët mbi Mesdheun jugor dhe fushave të presionit të lartë që po shtrihen mbi Evropën qendrore dhe veri të rajonit tonë.

Ndërkohë masat e ngrohta ajrore nga Afrika veriore që sollën temperatura pranverore, gradualisht do të zëvendësohen me masa më të ftohta ajrore, që po zbresin nga Evropa qendrore. Nën këto kushte java do të filloj me mot të butë, por kohëpaskohe me reshje shiu, e më pas temperaturat gradualisht do të zbresin rreth vlerave mesatare.

Edhe nga mesi i javës sërish priten mundësi për reshje shiu, e në vise malore borë.

Erërat e fuqishme të fundjavës, përmirësuan cilësinë e ajrit. Ditëve në vijim parashihet që të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të mbajë vlerat e kualitetit të ajrit në normale, por kohëpaskohe mund të rriten edhe në të pashëndetshme.

Sot do të jetë kryesisht me vranësira, ditën edhe intervale me diell, sipas Prishtina Weather.

Nesër kryesisht vranët dhe me erë. Kohëpaskohe me reshje shiu, e në vise malore borë. Më vonë në mbrëmje reshje të përziera shiu dhe bore.

Ditën e enjte mot kryesisht me vranësira, e ditën e premte vranësira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të pësojnë rënie rreth vlerave mesatare. Minimalet do të zbresin nga 6C deri në 1C, e të premten deri në -1C, e maksimalet nga 11C do të zbresin në 4C deri në 7C.

Do të fryejë erë mesatare nga verilindja 3-9m/s, e ditën e mërkurë e fuqishme deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale.

Related posts

This Friendship Day #LookUp To Celebrate Real Conversations

admin-tvkoha

Morena mban gjithë ‘botën’ në duar

Televizioni Koha

Aksident në Saraj, shkelen dy vajza

Televizioni Koha

Leave a Comment