29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot Zaev, Sela e Gashi në takim të ri për të zgjidhur problemin me nënshtetësinë

Në Kuvend sot duhet të fillojë edhe një takim mes kryeministrit Zaev dhe kryetarëve të partive opozitare shqiptare, Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, informon Zhurnal.

Ky është takimi i tretë me radhë mes Zaev Sela dhe Gashi, ndërsa do të bisedohet për ligjin për shtetësi, dhe zgjidhjen e problemit me mos pasjen e shtetësisë për një numër të caktuar të qytetarëve, si dhe për zhbllokimin e punës në Kuvend.

Kryeministri Zaev të hënën pas takimit në Kuvend me Gashin dhe Selën, deklaroi se kanë patur një hapërim në bisedimet, duke theksuar se deri në fund të javës në bazë të analizave të cilën do ta bëjnë disa ekspertë, do të mund të përfundojë zgjidhja ligjore për shtetësitë. Edhe kryetari i ASH-së Ziadin Sela theksoi se janë në rrugë të mirë të gjendet një zgjidhje e përbashkët lidhur me ligjin për nënshtetësi.//Zhurnal.mk

Të fundit