20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot zgjedhjet për kreun e BFI-së, Shaqiri apo Nesimi

Në Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni fetar.

Në garën për sic njihet titulli reis ulema janë Shaqir Fetahu, myftiu i Gostivarit dhe aktualisht ushtrues detyre të postit të kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame si dhe Qani Nesimi, myftiu i Tetovës, përcjell INA.

Zgjedhjen e kryetarit të BFIM-së e bën Rijaseti si organ më i lartë, ku duhen shumica e votave.

Zgjedhja e kreut të komunitetit musliman ka nxitur debate mes përfaqësuesve fetarë, ku nuk kanë munguar edhe ndikimet dhe ndërhyrjet politike.

Sipas Kushtetutës së BFI-së, Reis ul Ulemaja është organ dhe kryetar i BFI-së i cili e përfaqëson unitetin fetarë të pjesëtarëve të Islamit.

Për Reis ul Ulema mund të propozohen dhe të zgjedhjen personat të cilët kanë të kryer fakultete islame, që kanë përvojë pune të suksesshme dhjetëvjeçare në radhët e BFI-së dhe kanë moshë mbi dyzetvjeçare.

Zgjedhja e kreut të ri vjen pas shkarkimit të ish-kreut të këtij institucioni fetar, Rexhep Sulejmani më 27 maj 2020, pasi që shpërthyen fotografi të martesës së këtij të fundit me një grua 50 vjet më të re, akt i cili u përfol dhe pati komente negative në rrjetet sociale dhe media.
Në vend të tij për ushtrues detyre u emëruar Shaqir Fetahu, myftiu i Gostivarit. (INA)

Të fundit