24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spahiu: dialekti i Tetovës më i lezetshmi, sikur anglishtja

Profesori dhe analisti i njohur kosovar, Nexhmedin Spahiu thotë se, dialekti i Tetovës në spektrin e dialekteve shqipe është si anglishtja në spektrin e gjuhëve gjermanike, përcjell agjencia e lajmeve INA.
“Është më i thjeshti dialekt dhe më i lezetshmi, ku zanoret shqiptohen si në anglisht. “I” si “AJ” , “O” si “OU” etj. Nëse bota e ka pranuar angjishten për gjuhë të planetit, përse shqiptarët të mos e pranojnë dialektin e Tetovës për shqipe standarde. Një shembull: “Xhi ban taj” shihni si e komplikon standardi aktual: “Çfarë bëre ti”, thekson Spahiu.
Dialektet e pasurojnë gjuhën shqipe. Së fundi ajo po rrezikohet më të shumti nga përdorimi i fjalëve të huaja, huazimet. (INA)

Të fundit