28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spanja po i afrohet tmerrit të Italisë, shifrat e fundit të koronavirusit

 

Situata po laraqitet dramatike nga koronavirusi edhe në Spanjë, duke marrë përmasa të jashtëzakonshme, pasi tashmë numri i viktimave ka arritur në 1041.

Fernando Simón, drejtor i Qendrës së Koordinimit të Emergjencave Shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë në Spanjë, është shprehur se ekziston frika që numri i personave të prekur të jetë shumë më i lartë se shifrat e konfirmuara deri tani.

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës publikoi shifrat e reja këtë të premte. Ajo tha se deri sot janë regjistruar 20412 të infektuar, me 1041 persona të vdekur, nga të cilët 210 vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Në të gjithë botën, aktualisht janë regjistruar mbi 10 mijë viktima dhe 256 mijë të prekur, ndërsa situata më alarmante mbetet në Italinë fqinje.noa.al

Të fundit