29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spanjë: Kufijtë për udhëtarë do të jenë të mbyllura me siguri deri në korrik

Autoritetet spanjolle planifikojnë deri në korrik t’i mbajnë qytetarët të mbyllur për shumicën e udhëtarëve nga jashtë, me qëllim që të shmanget vala e dytë e koronavirusit, bënë të ditur sot dy burime anonime nga Ministria e Punëve të Jashtme në Madrid.

Kufijtë tokësorë me Francën dhe Portugalinë ishin të mbyllura që nga mesi i marsit, kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë.

Spanja filloi me lehtësimin e masave restriktive për qytetarët e vet sepse pandeminë e vendosi nën kontroll, por vendosi karantinë dyjavore për udhëtarët e huaj dhe praktikisht i mbylli kufijtë ajrorë dhe detarë që të shmangë importin e rasteve të reja nga vendet e tjera.

Masat për karantinë përfundojnë më 24 maj, si dhe gjendja e jashtëzakonshme, por edhe të dyja mund të jenë vazhdohen.

Në çdo rast, kufizimet për udhëtim me siguri do të jenë në fuqi më gjatë se 24 maji, pa marrë parasysh sa është i rëndësishëm turizmi për ekonominë spanjolle, deklaruan burime anonime. ar/

Të fundit