28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: 200 të shëruar nga Kovid-19 janë motivim shtesë që të vazhdojmë në parandalimin e koronavirusit

Kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se numri i madh i qytetarëve të shëruar nga KOVID-19 është lajm që jep motivim shtesë që së bashku të vazhdojmë me mjekimin dhe me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Kemi regjistruar një ditë me një numër të madh të të shëruarve nga personat e rinj të infektuar. Ky është rezultat i kujdesit të madh të punonjësve shëndetësorë dhe qytetarëve që i zbatojnë masat e kujdesit. Ata meritojnë falënderimin më të madh dhe të gjitha mirënjohjet”, thotë Spasovski.

Kryeministri në publikim bën apel që të vazhdojmë t’i respektojmë masat për distancën fizike, të veshin pajisje mbrojtëse personale, të përmbahemi nga grupimi dhe kështu të krijojmë kushte për stabilizimin e jetës dhe normalizimin gradualisht në kushte të ndryshuara”, ka shkruar Spasovski. mb/

Të fundit