Kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministrja Milla Carovska dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, sot do ta vizitojnë rajonin e Tikveshit.
Spasovski dhe Dimkovski do të marrin pjesë në krasitjen tradicionale të vreshtave në lokacionin “Lepovo”. Kryeministri dhe një delegacion qeveritar do të marrin pjesë edhe në pritjen, të cilën me rastin e festës së vreshtarëve dhe verës e organizon kryetari i Komunës së Kavadarit Mitko Jançev, si dhe në krasitjen simbolike të vreshtave e cila me këtë rast do të mbahet në sheshin e qytetit në Kavadar.
Pas ceremonisë tradicionale të krasitjes, është planifikuar shëtitje e përbashkët dhe vizitë e tendave të ekspozuara në qendër të Kavadarit.
Zëvendësja e kryetarit të Qeverisë, Carovska do të japë deklaratë për mediet në bodrumin e verës “Popova Kulla” në Demir Kapi.
MEDIAL.mk