28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Është e qartë se do të ketë koalicion të madh fitues

Kryeministri teknik dhe një nga nënkryetarët e LSDM-së, Oliver Spasovski ka deklaruar sot se dakordimi intensiv për koalicion parazgjedhor pritet të jetë me më shumë parti.

“Bisedojmë me parti me parti shqiptare, por edhe të serbëve, romëve, vllahëve dhe boshnjakëve. Do të shpallim koalicion kur do të kemi të gjitha detajet. Duket se do të ketë koalicion të madh fitues. Për ne është me rëndësi, LSDM-ja e cila ka kapacitet të qartë dhe vizion për eurointegrim, zhvillim ekonomik dhe përmirësim të standardit jetësor, të krijojë koalicion i cili beson në këto parime”, ka thënë Spasovski i cili sot ka lëshuar në përdorim teleferikun e ri në qendrën e skijimit në Kodër të Diellit me gjatësi të trasesë 1.420 metra dhe kapacitet maksimal 3.200 skiatorë për një orë.

Ai ka përsëritur se LSDM ka potencial të madh koalicionues, ndërsa punohet veçmë në vendime brendapartiake.

“Mund të bisedohet për koalicion të ardhshëm me pothuajse të gjitha partitë politike dhe pres këtyre ditëve të përfundojnë të gjitha procedurat edhe brenda partisë dhe bashkë me partnerët potencial koalicionues do të mund ta përmbyllim atë tregim koalicionues”, ka thënë Spasovski. MIA.as/fab

Të fundit