Kryeministri Oliver Spasovski, një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit për zbatimin e gjuhëve, vlerëson se zbatimi i tij vijon sipas parashikimeve. Miratimin e ligjit ai e quan si hap të guximshëm për zgjidhjen e problemeve nga e kaluara.
“Duhet të jemi të kënaqur që kjo Qeveri solli vendime shumë të guximshme me qëllim që të zgjidhen çështjet që gjatë viteve te kaluara kanë qenë problematike. Sigurisht, që zbatimi i këtij ligji është i rëndësishëm. Ai shkon sipas dinamikës së paraparë dhe në bazë të asaj që punohet në trupit koordinues- deklaroi kryeministri Oliver Spasovski.