23/04/2024
8.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Kartela pagese prej 9.000 denarë, vauçer për pushime deri më 6.000 denarë

Të papunë, të rinjtë, personat me rrezik social dhe shoqëror dhe personat nga sektori i shëndetit publik do të marrin ndihmë të drejtpërdrejtë nga Qeveria, njoftoi sot në konferencën për shtyp kryeministri Oliver Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pakoja e tretë i masave ekonomike të vendosura nga qeveria janë për relativizimin e ekonomisë. Ne jemi duke prezantuar kartela pagese për konsum më të lartë. Karta e pagesës do të jetë në vlerë prej 9.000 denarë për produktet e Maqedonisë.

Për këtë kartel do të mund të aplikojnë personat cilët nuk kanë të ardhura mbi 15.000 denarë, si dhe persona me rrezik social dhe shoqëror. Karta do të përdoret vetëm për kompanitë vendase dhe për një periudhë prej 30 ditësh.

Do të jepen edhe vauçer për pushime brenda vendit tonë. Vauçerët do të jenë në vlerë prej 6.000 denarë, këtë masë do ta përdorin ata që marrin pagë më të ulët se 15.000 denarë. Ndihmë në para për të rinjtë me vlerë prej 3.000 denarë dhe vauçer për edukim në IT.

Fundjavë pa TVSH, pra do të inkurajojmë konsumin ku do të ketë zbritje të rrobave, teknikës së bardhë, sanitarisë”, tha Spasovski.

Ai shtoi se do të ketë kompensim në të holla për ata persona që humbën vendin e punës nga 11 marsi deri më 15 prill./Telegrafi/

Të fundit