24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Kërcënimet me bomba po vijnë prej jashtë shtetit, hetimet do të përfundojnë së shpejti

Email-et me paralajmërime për bomba të vendosura dërgohen nga jashtë vendit dhe për hetimin e shfrytëzojmë ndihmën juridike ndërkombëtare. Në hetimin dhe në sigurimin e informatave dhe dëshmive janë përfshirë të gjitha kapacitetet e më shumë sektorëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe shërbimet të partnerëve tanë edhe pse paralajmërimet e deritanishme janë të rrejshme, pas çdonjërës ne duhet të veprojmë sipas protokoleve të definuara të cilat nuk mund të përjashtohen”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Sipas tij, ajo që është karakteristike është se kërcënimet shfaqen të mërkurën, të enjten dhe të premten dhe vetëm në një turn të caktuar të nxënësve dhe mësimdhënësve dhe këto janë pjesë e aspekteve që analizohen, përmbajtjet imejleve thekson Spasovski, janë të ndryshme.

“Sot kishte një përmbajtje të tillë që dikush gjoja donte të negocionte. Por, me terroristët nuk ka negociata”, potencoi Spasovski në “24 analiza”, në TV24.

Ai bëri të ditur se të gjitha informacionet dhe konkluzionet MPB-ja do t’i shpallë kur të përfundojë hetimi dhe të ketë zbatim, i cili do të jetë shumë shpejt.

“Sapo të vërtetohen të gjitha faktet dhe të dhënat, në bashkëpunim me prokurorinë publike do të dalim publikisht dhe gjithçka do të publikohet në mënyrë transparente”, theksoi ministri.

Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se këto sulme hibride nuk janë rast i izoluar vetëm në Maqedoninë e Veriut, se sulme të tilla ka në SHBA, Serbi, Kroaci, vende të tjera anëtare të NATO-s dhe BE-së. Ai ka kërkuar që të mos politizohet ky rast në mënyrë që institucionet të punojnë me efikasitet.zhurnal.

Të fundit