29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Krijojmë kushte më të mira për qytetarët dhe të punësuarit në MPB

Krijojmë kushte më të mira për qytetarët dhe të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha ministri Oliver Spasovski, i cili sot në Kavadar, ka marrë pjesë në lëshimin në përdorim të hapësirave të reja të Repartit për punë administrative.

“Pas një kohe të gjatë, hapësira të reja dhe koncept i ri për punë të shërbimeve administrative, këto janë hapësirat tona të cilat ishin pjesë e Qendrës rajonale “Jug”. Tërësisht janë renovuar, pajisur, të gatshme në bazë të konceptit për punë administrative. Këtu banorët e Kavadarit do të mund t’i marrin të gjitha dokumentet personale. Kjo është diçka që paraqet një pjesë të përpjekjeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, përpjekjet e mija personale dhe të udhëheqësisë. Të bëjmë kushte më të mira për qytetarët më lehtë t’i realizojnë të drejtat e tyre, por edhe kushte më të mira për punë të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Dhe ky është motovim plotësues për punë të suksesshme”, theksoi Spasovski.

Ai potencon se është bërë shumë në periudhën e fundit për kushte më të mira në punë, përmes një koncepti të tillë të ri, ndërsa nëse ka mundësi, nënvizoi, stacioni policor ndahet nga Reparti për Punë Administrative.

“Nga shtatori me kthimin tim në Ministri, intensivisht vazhduam të realizojmë projekte të tilla. Kjo është mirë për banorët e Kavadarit, por edhe për të punësuarit në Repartin për punë administrative në Kavadar. Për një ditë ose dy do të përfundojë rikonstruimi i tërësishëm i stacionit policor nga kompetenca e përgjithshme në Kavadar, Reparti për punë të brendshme”, shtoi Ministri.

“Investimi në resurse njerëzore, përmirësimi i kushteve të nëpunësve policor dhe më e rëndësishme se gjithçka, investimet për qytetarët të ndjejnë ndryshim serioz, që do të thotë puna më e mirë e të gjitha reparteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha ministri Spasovski dhe i falënderoi të gjithë që kanë marrë pjesë në realizimin e këtij projekti.

Të fundit