29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Me ligj konfirmohet rëndësia e pasaportave, Qeveria nuk mund ta ndryshojë tekstin e ligjit

(MIA) – Ligji për pasaportat konfirmon sa është rëndësia e çdo dokumenti dhe me vendim të Qeverisë nuk mund të ndryshojë teksti i ligjit, theksoi sot kryeministri Oliver Spasovski i cili tha se aspak nuk është problem të thirr seancë qeveritare për pasaportat dhe se kërkohen zgjidhje , por përsëriti se në tërë situatën më i rëndësishëm është menaxhimi.

“Ka dy zgjidhje të mundshme për problemin me mungesën e formularëve për pasaportat për qytetarët”, theksoi ai sot në konferencën për shtyp me kryetarin e grupit parlamentar “Renew Europe”, Daçian Çollosh, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse do të caktojë seancë të jashtëzakonshme për pasaportat, që e kërkon ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev.

“Kemi dy zgjidhje të mundshme – njëra është bisedë me kompaninë, e cila është furnizues për ta bërë atë sa më shpejtë që është e mundur dhe në mënyrë në të cilën do të kontribuojë tërë kjo punë që të kapërcehet në tërë periudhën dhe kjo duhet të shkojë së bashku me menaxhimin e situatave brenda. Për zgjidhjen e dytë, këtu aspak nuk është problem thirrja e seancës së Qeverisë, problemi është që ligji për pasaporta konfirmon sa është rëndësia e çdo dokumenti dhe me vendim të Qeverisë nuk mund të ndryshojë teksti i ligjit. Këtu është kyçe analiza që e bën Qeveria, janë bërë konsultime me partnerët kyçë, me Fronteksin dhe në tërë këtë rast presim të gjindet zgjidhje e cila do të ndihmojë, por menaxhimi është numër një”, theksoi Spasovski.

Shtatëdhjetë e shtatë kërkesa janë shqyrtuar në takimin e parë të Komisionit në MPB ditën e mërkurë, të formuar nga ministri Çulev, për zgjidhjen e problemit me mungesën e formularëve për pasaporta, ndërsa prej tyre duhet të vendoset cilat i përmbushin kriteret që të procesohen me procedurë të shpejtë. Kjo është një prej zgjidhjeve të përkohshme për dhënien e pasaportave për të paraqiturit rreth 15 mijë qytetarë. Të tjerët janë rreth 4.900 formularë për pasaporta, ndërsa pritet dërgesë e re prej 100 mijë formularëve nga Veridos, të cilën Çulev e paralajmëroi për më 24 mars.

Çelev propozoi që Qeveria të miratojë metodologji me të cilën me vulë dhe me dhënien e notës deri tek shtetet në botë do të prolongohet vlefshmëria e pasaportave deri në momentin e arritjes së pasaportave të reja. Çulev ende theksoi se këtë periudhë duhet të shpallet tender ndërkombëtar për zgjidhjen 10 vjeçare të problemit me dhënien e pasaportave. Theksoi se më 24 mars ose më herët duhet të arrijnë 100 mijë formularë për pasaporta, ndërsa dërgesa tjetër pritet të arrijë në shtator ose në tetor të këtij viti. fb/

Të fundit