20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Me ndryshimet kushtetuese do të fitojmë shumë, VMRO nuk ka qëndrim për asgjë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki në emisionin “Intervistë në Shenja”, duke folur për spekulimet lidhur me rikonstrumimin e Qeverisë, sa i përket lëvizjes së deputetëve, tha se nuk ka asnjë rrezik, dhe se propozimi edhe për shkarkimin edhe për rikonstruimin e ri do të kalojë.

“Ne jemi dëshmitarë se ekziston gjendja në të cilën do të krijojmë ndonjë krizë, tensione, do të krijohen anketa, e gjithë kjo është në funksion të lojrave politike, në vend që kjo të bazohet në debat të sinqertë, në konfrontim të ideve. Çdo qytetarë i Maqedonisë së Veriut duhet ta shoh se cilën ofertë e ka pushteti, opozita, vlerat për të cilat luftojnë”, tha Spasovski.

Ministri Spasovski tha se kyçe në këtë rikonstriuim është në kapacitetin koalicionues dhe kjo po dëshmohet.

“Për shkak se principet baza në veprim koncepti qytetarë, një shoqëri për të gjithë ka hapur mundësinë që të bashkohen më tepër njerëz rreth këtyre ideve, ato janë hyrja në NATO dhe në BE”, shtoi Spasovski.

Ai shtoi se në Maqedoni partitë tjera nuk dalin me qëndrime stoike lidhur me atë nëse mbështesin integrimet e vendit në NATO apo në BE.

“Ne kemi vite në shtet ku nuk përkrahen integrimet euroatlantike por as nuk thuhet se cila është alternativa e BE-së. Ne duhet të debatojmë. Nëse nuk dëshironte që opozita ta përkrah anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, atëherë duhet të dilet me qëndrim dhe të thuhet se ne nuk duhet të jemi pjesë e NATO-së dhe duhet të jem në një lidhje tjetër ushtarake. Ose nuk mund të jemi pjesë e BE-së, për shkak x arsyeve dhe vendin e shohim diku tjetër”, tha Spasovski.

Spasovki tha se VMRO-DPMNE nuk ka qëndrim për asnjë zhvillim kryesor me të cilën është ballafaquar shteti.

“As për Marrëveshjen me Bullgarinë, as për marrëveshjen me Prespën, ata as nuk kanë ofruar zgjidhje. Ata nuk kanë qëndrim se përse janë kundër”, deklaroi Spasovski.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se që nga pavarësia e vendit, kjo është mundësia për ta mbyllur çështjen e vetpërcaktimit.

“Nëse dikush nuk na pranon si popull, sepse ata thonë se e njohin shtetin maqedonas por jo dhe popullin, atëherë parashtrohet pyetje se përse dëshiron të bëheni pjesë e Kushtetutës së RMV-së në të cilën do të deklaroheni si pakicë që jeton në RMV? Dhe ky propozim nga partitë e orientuar në të djathtë, që dëshirojnë të duken si patriot të mëdhenj nuk dëshirojnë t’i mbyllin këto çështje”, tha Spasovski.

Ai tha në afat të gjatë humbin të gjithë. Sipas tij, si politikanë duhet që brenga të jetë se farë fiton shteti dhe çfarë fiton populli.

“Mendoj se duhet të zhvillohet debat serioz ngase në fund dialogu është ai që do të sjell zgjidhje, dhe se me këtë nuk do të humbasim asgjë por në të kundërtën do të fitojmë shumë”, deklaroi ministri.

Të fundit