Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Spasovski: Mirë është deputetët të jenë në detyrat e tyre - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Spasovski: Mirë është deputetët të jenë në detyrat e tyre

Kryeministri Oliver Spasovski e mbështeti iniciativën e LSDM-së për të mbledhur Kuvendin në mënyrë që të mbajë seancë për të konfirmuar vendimet e presidentit të shtetit për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Kovid-19.

Në “Utrinski brifing”, Spasovski përsëriti qëndrimin se është mirë që Kuvendi të funksionojë dhe që deputetët të jenë në detyrat e tyre në Kuvend.

“Unë kam dhënë qëndrimin tim disa herë deri tani. Konsideroj ende që Kuvendi mund të mblidhet për shkak të kësaj dhe sipas Kodit Zgjedhor dhe sipas Ligjit për Kuvendin, deputetët kanë mandat deri në zgjedhjen e deputetëve të rinj. Ne si qeveri teknike kemi dashur të kemi Shtëpi legjislative që do të funksionojë. Ne jemi në gjendjen e zgjedhjeve të shpallura, nuk kemi Kuvend, na ndodhi kriza shëndetësore. Thjesht konsiderojmë se do të ishte mirë që Kuvendi të funksionojë dhe deputetët të jenë në detyrat e tyre në Kuvend”, tha Spasovski. bs/fab

Related posts

Lehona vdes nga virusi korona, një ditë para ditëlindjes

Televizioni Koha

Xhaferi në seancën gjyqësore për “Monstrën”: Ishim të shqetësuar të mos vij deri në tensione ndëretnike dhe ndërfetare në Shkup

Televizioni Koha

Shkelzen Jetishi shoqërohet në polici, nuk e respektoi masën e vetizolimit

Televizioni Koha

Leave a Comment