Spasovski: Mos udhëtoni jashtë vendit, ekziston rreziku që të mbeteni të bllokuar – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Spasovski: Mos udhëtoni jashtë vendit, ekziston rreziku që të mbeteni të bllokuar

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, sot përmes një video-mesazhi në faqen e tij në Facebook, ju ka bërë thirrje qytetarëve që t’i anulojnë udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Ai thotë se nëse qytetarët vendosin të udhëtojnë, ekziston rreziku që të mbeten të bllokuar në kalimet kufitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Apeloj tek qytetarët që t’i shtyjnë udhëtimet jashtë shtetit. Çdo shtet edhe në rajon edhe në Evropë kanë masat e tyre për mbrojtje dhe ekziston rreziku që qytetarët të mos mund t’i kalojnë kufijtë dhe të mbeten të bllokuar në kalimet kufitare”, tha Spasovski.

Ai shtoi se kjo do të krijonte problem shtesë për institucionet shtetërore./Telegrafi/

Сите граѓани да ги одложат патувањата надвор

Апелирам до сите граѓани да ги одложат патувањата надвор од Република Северна Македонија. Секоја држава во регионот и во Европа има свои мерки за заштита и имаме проблем граѓаните да не можат да ги поминуваат границите или да остануваат некаде заглавени на граничните премини. Тоа дополнително создава проблем за институциите на државата. Уште еднаш апелирам граѓаните да ги одложат патувањата и да не патуваат надвор од државата.

Geplaatst door Oliver Spasovski op Maandag 16 maart 2020

Related posts

Gashi: Kemi filluar bisedimet me Aleancën për të garuar së bashku në zgjedhjet lokale

Televizioni Koha

Spasovski: Zgjedhje më 5 korrik për institucione funksionale dhe zhvillim të ekonomisë

Televizioni Koha

Qeveria solli vendim, i obligon institucionet të publikojnë rastet e korrupsionit në ueb-aplikacion

Televizioni Koha

Leave a Comment