28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski në MPB, Shekerinska në Eurointegrime, Nikollovski në Mbrojtje, Filipçe vazhdon me Shëndetësinë

Oliver Spasovski do të rikthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, derisa Radmilla Shekerinska nga ministre e Mbrojtjes, do të udhëheq me Sekretariatin për Çështje Evropiane që deri dje udhëhiqej nga Bujar Osmani, thonë për gazetën KOHA zyrtarë të lartë të LSDM-së.Sekretari gjeneral i LSDM-së, Lupço Nikollovski do të jetë ministër i Mbrojtjes, derisa Venko Filipçe do të vazhdojë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Milla Carovska, zëvendëskryeministre për ekonomi do të kthehet te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, aty ku ishte në fillim të mandatit në Qeverinë e parë të Zaevit.

Të fundit