19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski nga Brukseli: Presim që së shpejti të nënshkruhet marrëveshja me FRONTEX-in

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot në Facebook njoftoi se si pjesë e delegacionit qeveritar në Bruksel ka marrë pjesë në konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në.

Spasovski ka shkruar se në periudhën në vijim do të nënshkruhet marrëveshja me FRONTEX-in, me çka ekipet e tyre me autorizime ekzekutive do të mund të kryejnë kontrolle kufitare në vendkalimet kufitare së bashku me forcat nacionale.

“Kryetarja e Komisionit evropian, Ursula von der Leyen sot në mëngjes theksoi se shteti ynë së shpejti do të negociojë me BE-në për FRONTEKS-in, marrëveshje për bashkëpunim të policive kufitare, që do ta përforcojë bashkëpunimin për emigracionin. Ne, si Ministri e Punëve të Brendshme jemi të gatshëm dhe presim në periudhën në vijim të nënshkruhet Marrëveshja me FRONTEKS-in, të cilën së bashku me eurokomisarin për emigracion, Dimitris Avramopulos, pas negociatave disamujore e parafuam në vitin 2018 si rezultat i përkushtimit të institucionit për përballje me emigracioin ilegal. pasi që marrëveshja të hyjë në fuqi, ekipet e FRONTEKS-it me autorizime ekzekutive do të mund të kryejnë kontrolle kufitare në vendkalimet kufitare së bashku me forcat nacionale”.

“Me vendime të guximshme dhe të matura zgjidhëm sfida të pakapërcyeshme të cilat të gjithëve na u dukën si mision i pamundur dhe i mbyllëm çështjet e hapura bilaterale. Me atë rast, si shtet nuk u larguam nga kursi evropian, nga reformat dhe ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal. Mbetemi të përkushtuar në implementimin e proceseve të bëra reformuese dhe marrëveshjeve të arritura”, ka shkruar Spasovski.

Të fundit