20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski nga Kumanova: Ende më shumë para te qytetarët, kartela pagesore vendore prej 9.000 denarë edhe për falimentuesit

Bartësi i listës në NJZ 2, Oliver Spasovski në takime me qytetarët e Kumanovës paralajmëroi se plotësisht do të rritet përfshirja e qytetarëve të cilët marrin kartelë pagesore vendore.

“Dymbëdhjetë mijë punëtorë falimentues sot marrin kompensim mujor prej 8.000 denarë. Ata do të marrin edhe kartelë prej 9.000 denarë si ndihmë në krizën shëndetësore ekonomike. Kartelë të tillë do të marrin edhe pensionistët me pension deri në 15.000 denarë, prindërit vetëushqyes dhe të papunësuarit të cilët nuk janë kërkues aktiv të punës. LSDM tri vjet në vazhdimësi tregon se çka do të thotë kujdes i vërtetë për të gjithë qytetarët njëjtë”, tha Spasovski.

VMRO-DPMNE, nënvizoi ai, në vazhdimësi tregon kujdes vetëm për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij kriminelë”, por edhe njëherë e ka potencuar dallimin Spasovski mes Qeverisë së LSDM-së e cila ndërtonte për popullin e saj dhe regjimin e DPMNE-së e cila ka vjedhur nga populli i saj.

Ai paralajmëroi se edhe në mandatin e ri vazhdon dhënia e parave të qytetarëve.

“Do ta rrisim limitin e kthimit të TVSH-së prej 600 në 800 denarë. Çdo personi të ri të sapopunësuar deri në moshën 29 vjeçare në prodhimtari ose bujqësi shteti do t’ia kthejë tatimin personal të llogarisë, me çka motivojmë punësime në sektorin real”, shtoi Spasovski.

Ai ka bërë krahasim me qeverisjen e VMRO-DPMNE-së dhe kuadrot e tyre në lista.

“Misajllovski dhe pushteti 11 vjeçar i regjimit, një denarë nuk kanë investuar në Kumanovë. Në lagjen ku jeton, kanalizim nuk kishte, sot ne po e ndërtojmë. Regjim të rikthyer dhe grabitje asnjëherë më”, porositi Spasovski.

Për atë, më 15 korrik theksoi qytetarët do të votojnë për konceptim i cili siguron më shumë mjete në buxhetet e tyre, ndërsa jo për ripërtëritje të regjimit i cili ua ka vjedhur paratë. Zgjedhjet janë të rëndësishme, votojmë për shoqëri korrekte e cila kujdeset për të gjithë, ta rrethojmë numrin 3, porositi Spasovski, i cili shtoi se ajo do të jetë votë për të ardhme të sigurt me ekonomi zhvillimore. sa/

Të fundit