Spasovski, Osmani, Filipçe dhe Ademi në vetizolim, Qeveria vazhdon të funksionojë pandërprerë – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Spasovski, Osmani, Filipçe dhe Ademi në vetizolim, Qeveria vazhdon të funksionojë pandërprerë

Pas informacionit se kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski është pozitiv në Kovid-19, ndërsa i cili dje mbajti mbledhje të shtabit të krizës në Kumanovë, nga Qeveria përmes një kumtese informojnë se kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ai i Arsimit, Arbër Ademi dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë Vlladimir Milloshev, të cilët morën pjesë në mbledhje, për momentin do të jenë në izolim shtëpiak.

Siç bënë të ditur nga Pres-shërbimi qeveritar, në mbledhjen në Kumanovë të gjithë funksionarët në Qeveri i kishin respektuar protokollet për mbrojtje dhe kishin pajisje mbrojtëse.

“Në këtë moment po bëhen vlerësime epidemiologjike në Kumanovë nga ana e Qendrës lokale të Shëndetit Publik dhe po analizohen kontaktet e kryetarit Dimitrievski. Gjatë ditës do të konfirmohet se sa dhe cilët persona do të duhet të mbeten në izolim 14-ditor. Në Shkup filluan anketat nga Instituti i Shëndetit Publik me të gjithë anëtarët në Qeveri të cilët ishin të pranishëm në mbledhje, pas çka do të jepet vlerësim epidemiologjik i vlerësimit të rrezikut dhe udhëzimeve për veprim të mëtutjeshëm”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Njëherësh në teste theksohet se Qeveria ishte e gatshme edhe për një skenar të tillë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte e gatshme për të gjitha skenarët, përfshirë edhe një situatë të tillë. Puna e Qeverisë vazhdon të realizohet pandërprerë përmes mjeteve digjitale për komunikim dhe koordinimit të të gjitha proceseve në shtet dhe menaxhimit me krizën e virusit korona”, qëndron në kumtesë. fc/

Related posts

Osmani: Ahmeti është ftuar në Hagë si dëshmitar

Televizioni Koha

Reagim nga komisioni i PDSH-së për Pushtet Lokal dhe Zhvillim Rural

Televizioni Koha

Bashkëjetoi me një vajzë të mitur – arrestohet Gjakovari

admin-tvkoha

Leave a Comment