30/11/2023
8.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski për Departamentin e Njësiteve të Aviacionit: Shtylla e shtetit në misionet e shpëtimit dhe mbrojtje nga zjarret

 Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në ditarin e ditës së djeshme në TVM, në storien në еmisonin “Tema e ditës”, e përkushtuar Departamentit të Njësiteve të Aviacionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, foli edhe për efikasitetin e helikopterëve Bell-412 dhe Bell-212, si dhe Bell-206, të aftësuar për shuarjen e zjarreve, të cilët janë pjesë e Njësitit të Helikopterëve pranë MPB-së.

“Sot ndodhemi në Departementin e Njësiteve të Aviacionit në Idrizovë ku gjendet edhe Njësiti i Helikopterëve për Çështje Policore dhe kjo praktikisht është baza e këtij Departamenti. Prej këtu operon i tërë personeli, pilotët edhe të gjithë ata që punojnë për Departamentin. Ky është një Njësit jashtëzakonisht i rëndësishëm për shtetin, për sigurinë, për arsye se të gjitha aktivitetet praktikisht i zhvillon për rritjen e sigurisë në pjesën e mbrojtjes dhe shpëtimit, këtë e bëjnë pilotët tanë dhe me të vërtetë jam krenar me atë që ky njësit po mbijeton dhe po zhvilohet 54 vjet”, theksoi ministri Spasovski.

Me këtë rast, ai ndau të dhëna për investimet të cilat janë realizuar në Departament nga ana e udhëheqësisë së MPB-së në vitete e kaluara.

“Ne bëmë rikonstruksionin e plotë të godinës në të cilën shumë vite nuk ishte investuar dhe ishte në gjendje të keqe dhe e pa rikonstruktuar. Kemi blerë pajisje e cila është e nevojshme për pilotët dhe për personelin tjetër teknik i cili punon në Njësit, poashtu, e cila nuk është blerë një kohë të gjatë. Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, kemi bërë një përparim serioz në lidhje me remontimin ose servisimin e fluturakeve ekzistuese. Nëse në vitin 2015 kishim vetëm një fluturake i cili ishte në gjendje për fluturim, sot të gjitha fluturaket janë në këtë gjendje. Është realizuar servis i detajuar në të gjitha fluturaket që ato të mund të jenë në gjendje të mirë gjatë fluturimit, të jenë funksionale, për arsye se ky sëhtë kuptimi i ekzistimit. Është shumë e rëndësishme që ky Njësit shfrytëzohet në të gjitha rastet ku ka nevojë për intervenim të shpejtë, reagim të shpejtë, nëse bëhet fjalë për jetën e njerëzve, në zjarre, për nevojat policore kur është e nevojshme, kurse në kohë të fundit e prerje në masë të madhe të pyjeve, që është një risi në punë, por jep rezultatet të jashtëzakonshme”, potencoi ministri Spasovski.

Ai ka shprehur krenari që janë rritur edhe kapacitet njerëzore në këtë Departament me punësimin e profesionistëve në pjesën e pilotëve por edhe me punësimin e personelit teknik.

“Më parë ishim njësit i cili ishte i varur prej institucioneve tjera, të na ndihmojnë në mirëmbajtjen, tani jemi institucion i cili jep ndihmë institucioneve tjera. Për herë të parë jemi furnizuar me pajisje dhe po realizohet trajnim për personelin për shuarjen e zjarreve dhe këtë e realizuam me helikopterë në mënyrë më bashkëkohore. Ky njësit dhe ky personel tani janë shtylla për mbrojtje nga zjarret”, tha ministri Spasovski.

Ministri i Brendshëm me këtë rast rikujtoi edhe për Marrëveshjne e MPB-së me Republikën e Sllovenisë, për sigurimin e pajisjeve mjekësore për helikopterët.

“Disa kohë më parë me kryeshefin e Departamentit ishim në Slloveni ku nënshkruam marrëveshje për sigurimin e pajisjeve mjekësore të cilat do të montohet në njërin nga këto fluturake dhe do të mund që të transportojmë persona deri në Shkup dhe nga Shkupi në qendra tjera mjekësore, që ka një rëndësi të madhe dhe është për herë të parë nga ekzistimi i Njësitit. Dëshirojmë të dëshmojmë se me të vërtet ekziston kapaciteti dhe ky kapacitet e vëmë në funksion për qytetarët dhe shtetin. Përmenda se para disa kohëve filluam me një mori të aktiviteteve të cilat do të thonë jo vetëm parandalim, në pjesën e migracionit, mbrojtjes së kufijve, por edhe parandalim nga shkatërrimi i pyjeve, të cilat po japin rezultate”, potencoi ministri Spasovski, duke dhënë mirënjohje për këtë Departament.

AI u shpreh se pothuajse çdo ditë hasin në njerëz të cilët në mënyrë kundërligjore në prerjen e fondit të druve dhe me këtë aktivitetet po vazhdojmë me intensiteti të madh.

“Dëshiroj të jap mirënjohje kryeshefit dhe të gjithë pilotëve të punësuar në këtë Departament, për sakrificën dhe përkushtimin kur bëhet fjalë për shtetin dhe qytetarët. Për ata nuk ka orar të punës, nuk ka “nuk mundem” ose “mundem”, thjesht gjithmonë janë në funksion të shtetit dhe të qytetarëve. Gjithmonë kur kemi situata të rënda, të komplikuara, për ne ndoshta të pazgjidhshme, këtu janë së bashku me njësitet speciale të MPB-së që ti realizojnë edhe detyrat më të rënda”, potencoi ministri Spasovski.

Të fundit