25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Sanksione për secilin që nuk do të respektojë masat

 

Inspektorët shtetëror intensivisht punojnë në terren me qëllim të garantojnë respektim të plotë të masave të Qeverisë për mbrojtje nga Kovid-19, ka porositur përmes Fejsbukut, kryeministri Oliver Spasovski.

“Secili që nuk do t’u përmbahet masave të Qeverisë do të sanksionohet, pa përjashtim. Këto masa janë sjellë në interes të shëndetit të qytetarëve dhe të shëndetit publik dhe patjetër të respektohen”, ka thënë Spasovski.

Qeveria në seancën e mbrëmshme e angazhoi Komisionin për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë të përgatisë propozim të detajuar me shkrim me masa dhe udhëzime për vendosjen e masave më të rrepta restriktive në lidhje me parandalimin, futjen dhe përhapjen e koronavirusit (ndalim dhe regjimi i posaçëm i lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore gjatë ditës dhe natës, organizimin e transportit publik, punën me orare, kategoritë e personave të përfshirë sipas moshës dhe dorëzimin e tyre në Qeveri për seancën e sotme.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata angazhohen në suaza të kompetencave të tyre, menjëherë të qasen në zbatimin e masave dhe rekomandimeve të miratuara deri tani nga ana e Qeverisë me qëllim të parandalimit dhe përhapjes së koronavisurit. MIA.f

Të fundit