25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski së bashku me ekspertët do të vendosin nëse për festën e Bajramit do të ketë karantinë 24 orëshe

Kryeministri Oliver Spasovski sot në konferencën për shtyp shpalosi pakon e tretë ekonomi për ballafaqim me krizën e coronavirusit.

Në pyetjen e gazetarëve nëse për festën e Fitër Bajramit do të ketë karantinë 24 orëshe, Spasovski u përgjigj se në konsultim me ekspertët do të merret vendim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë pres që të diskutojmë nesër në mbledhjen e Shtabit të Krizës për kursin e masave ku do të merret në konsideratë numri i rasteve të reja. Do të konsultohemi dhe bazuar në vendimin do të marrim masat e duhura. Duke pasur parasysh që kemi festë të dyfishtë më 24 maj, meriton të ketë vëmendje dhe mirë të vështrohet situata”, tha Spasovski.

Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme e lehtëson trajtimin e krizës ekonomike dhe kjo është arsyeja pse ajo është e nevojshme për momentin.

“Dua të përmend se kjo nuk ka lidhje me asnjë masë kufizuese. Ne po marrim vendime për të lehtësuar masat dhe tani i njoftoj qytetarëve se ky trend i lehtësimit të masave do të vazhdojë javën e ardhshme”, njoftoi kryeministri Spasovski./Telegrafi/

Të fundit