29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Së pari votimi i ligjeve dhe më pas zgjedhje

Kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski thotë se duhet të miratohen ligjet që janë të rëndësishëm për shtetin, siç është Ligji për Prokurori Publike dhe më pas të shkohet në zgjedhje.

Ai shtoi se nëse ka obstruksione nga partneri i tyre në koalicion BDI, nuk përjashton një shumicë të re kuvendare.
Në pyetjen nëse do të ketë zgjedhje më 12 prill, Spasovski tha se së pari duhet të miratohen ligjet që janë të rëndësishme për vendin dhe më pastaj duhet të shkojmë në zgjedhje.

“Ky është qëndrimi që e kemi si Qeveri dhe si parti politike. Të gjithë këto ligje, dhe para se gjithash Ligji për Prokurori Publike, i cili duhet të jetë argument pozitive para BE-së, duhet të jetë prioritet për të gjitha partitë politike dhe për çdo deputet”, tha Spasovski.

Në pyetjen se si janë marrëdhëniet me BDI-në, Spasovski se kanë relacione korrekte.

“Ashtu si e nisëm koalicionin, ashtu duhet ta përfundojmë”, tha Spasovski i cili shtoi se nuk ka thënë asgjë ndryshe nga Nikollovski dhe se shpërndarje të Kuvendit do të ketë vetëm kur Ligji për PP dhe ligjet tjera të rëndësishme do të miratohen.
Megjithatë, sot Spasovski përdori fjalor më të butë drejt BDI-së në krahasim me bashkëpartiakët e tij siç janë sekretari i Përgjithshëm i LSDM, Ljupço Nikollovski dhe deputetët Muhamed Zekiri dhe Aleksandar Kiracoski.

Gjatë ditë së djeshme, Ljupço Nikollovski në ‘Facebook’ shkroi se është e mundshme formimi i një shumice të re kuvendare dhe shkuarje në zgjedhje të rregulta kurse deputeti Zekiri akuzoi se BDI dhe OBRM-PDUKM kanë ripërtërirë, siç thotë ai, koalicionin e tyre kriminal./Telegrafi/

Të fundit