20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski-Severino: Maqedonia e Veriut në rrugë të drejtë për ballafaqim me krimin, ligji i ri për PP-në është kontribut drejt atij procesi

(MIA) – Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugë të drejtë për ballafaqim me krimin dhe korrupsionin, ndërsa ligji i ri për PP-në është kontribut drejt atij procesi, vlerësuan kryeministri Oliver Spasovski dhe e dërguara speciale e OSBE-së, Paola Severino në takimin e sotëm në Shkup.

Në takim, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar. është konstatuar edhe se transparenca e institcioneve çon drejt perceptimit më të lartë për krimin dhe korrupsionin, që veçmë është shënuar nga OSBE. Veçanërisht është theksuar nevoja e kompetencës së personave të cilët punojnë në këto çështje, siç janë gjykatësit dhe prokurorët.

Ligji për prokurorinë publike, u pajtuan bashkëbiseduesit, duhet të mundësojë sistem juridik profesional dhe joselektivitet të drejtësisë. Prej këtu edhe konkluzioni se vendi është në rrugë të drejtë për ballafaqim me krimin dhe korrupsionin jo vetëm në vend por edhe në rajon si dhe në plan ndërkombëtar.

“Seriozisht përforcohen kapacitetet e shtetit tonë për ballafaqim me krimin dhe korrupsionin. Ndërmarrim, nga viti 2017, masa aktive sistematike. Një nga ato mbrojtëse, mekanizma kontrollues janë kushtet e siguruara për punë profesionale dhe të pavarur të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit. E miratuam, më 17 janar të këtij viti, Strategjinë nacionale për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Në fazën finale është sjellja e Ligjit për prokurorinë publike, i cili tashmë është konfirmuar nga Qeveria. Është ngritur vetëdija publike për këtë çështje nëpër qeverisjen e së drejtës, zvogëlimin e diskriminimit, përforcimin e kohezionit social, lirinë e mundësuar të shprehjes dhe punën në sektorin civil, kontrollin demokratik mbi punën e institucioneve, të cilat punojnë në mënyrë transparente. Miratuam ligje dhe masa sipas rregulloreve rajonale dhe evropiane, sepse ballafaqimi efikas me krimin dhe korrupsionin është i mundur vetëm përmes aktiviteteve të koordinuara dhe unifikuara”, tha kryeministri Spasovski.

Në mbledhje është biseduar ehde për sajber krimin si sfidë e kohës së sotme, për të gjitha shtetet në botë, së bashku me terrorizmin dhe migrimin.

Spasovski i’u falënderua përfaqësueses speciale Severino për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së dhe kontributin në qeverisjen e së drejtës dhe reformat në shtet përmes këshillave eksperte dhe juridike. sa/

Të fundit