24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Sistemi i burgjeve duhet të forcohet gjithnjë e më shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ka folur për raportin e DASH për të Drejtat e Njeriut, në të cilin vërehet trajtimi i dobët i të burgosurve, mbipopullimi nëpër burgje dhe korrupsioni i gardianëve, përkatësisht i stafit të policisë së burgjeve.

Spasovski u pajtua se është përshkrim real i situatës dhe përshkrim nga i cili do të duhet të fillojmë ndryshimin e tyre.

“Gjërat janë zbuluar drejt, sa i përket në radhë të parë sistemit të burgjeve. Fjala vjen, ne si MPB së fundmi kemi pasur aksione në burgun e Idrizovës, para së gjithash për krim dhe korrupsion, gjatë të cilave kemi arrestuar disa persona të cilët tashmë janë vënë para drejtësisë. Dhe pak ditë më parë, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Prokurorinë Publike, zbuluam një tjetër aktivitet të madh kriminal në burgun e Idrizovës – hapjen e tunelit. E gjithë kjo tregon se sistemi i burgjeve duhet të forcohet gjithnjë e më shumë dhe MPB-ja është në dispozicion në kuadër të kompetencave për të dhënë mbështetjen e saj”, theksoi ministri Spasovski për Radio Evropa e Lirë.

Të fundit