14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Të gjithë funksionarët do të marrin pagë minimale

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në një konferencë për shtyp deklaroi se Qeveria ka miratuar pakon e dytë të masave ekonomike.

Ai tha se do të shkurtohen pagat për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi në test si asnjëherë më pare, bota përjetoi kërcënimin më të madh që pas luftës së dytë botërore. Kemi marrë masa drastike, si kufizimi i lëvizjes. Këto masa dhanë rezultat. Kemi rritje lineare të virusit. Është e rëndësishme që të zvogëlohet përhapja e virusit, që tu krijojmë mundësi sistemit shëndetësor që të funksionoj si duhet”.

“Një numër i madh i qytetarëve tanë nuk shkojnë në punë, fëmijët nuk shkojnë në shkollë. Masat e para duhej të ishin ndërprerja e punës në disa ndërmarrje të vogla dhe të mesme, kjo ishte fronti i parë që të ndalojmë hovin e përhapjes së coronavirusit dhe po tentojmë që të rruajmë sa më shumë vende të punës”, tha Oliver Spasovski.

Spasovski tha se të gjithë funksionarët do të marrin pagë minimale.

“Të gjithë funksionarët e emëruar dhe zgjedhur do të marrin paga minimale për muajin prill dhe maj, përfshi edhe presidentin e shtetit, kryeministrin, ministrat, kryetarët e komunave dhe të tjerë”, tha Spasovski.

Spasovski gjithashtu theksoi se gjatë krizës së coronavirusit të gjitha bankat do të shtyjnë pagesën e kësteve të kredive për të gjithë qytetarët për 3-6 muaj dhe atë pa nënshkrimin e aneks marrëveshjeve./Telegrafi/

Të fundit