12/08/2022
17.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Trashëguam shtet të shkatërruar ku shpenzoheshin para në përmendore

Kryeministri teknik dhe nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski në ‘Facebook’ kritikooi Qeverinë e mëhershme që udhëhiqej nga VMRO-DPMNE-së.

Sipas tij, partia e tij ka një qasje ndryshe ndaj shtetit dhe qytetarëve.

“Trashëguam shtet të rrënuar ku shpenzoheshin para për përmendore ndërsa kishim rrugë, spitali, çerdhe dhe shkolla që ishin në rrënim”, shkruan Spasovski.

Ai shton se partia e tij ka qasje të ndryshme dhe se gjatë qeverisjes së tyre janë investuar 1 miliardë euro në infrastrukturë rrugore, ka përfunduar 80% e gazifikimin primar dhe sekondar, janë ndërtuar 260 kilometra rrugë dhe 300 kilometra rrugë ekspres bashkë me 900 kilometra rrugë lokale./Telegrafi/

Të fundit