Spasovski: Zgjedhje do të ketë, çështja është se kur, vendimi për datën determinohet nga kriza shëndetësore - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Spasovski: Zgjedhje do të ketë, çështja është se kur, vendimi për datën determinohet nga kriza shëndetësore

Zgjedhje do të ketë vetëm çështja është se kur dhe këtë do ta vendosim në takimin e liderëve më 12 maj, ndërsa vendimi para së gjithash bazohet në interesat e shtetit dhe të qytetarëve duke i lënë mënjanë të gjitha interesat politike të cilat i kemi dhe do të determinohet nga zhvillimi i krizës shëndetësore, porositi sot kryeministri Oliver Spasovski.

“Koha e pandemisë dhe krizës shëndetësore dhe e gjithë asaj që po ndodh në shtet kërkon përgjegjësi të lartë politike. Pres që në takimin e liderëve do të arrihet marrëveshje sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve kur kjo është edhe e mundshme në bazë të të gjitha aktiviteteve ligjore”, tha Spasovski në përgjigjen e pyetjes me rastin e vendosjes së kurorave me lule para Përmendores së Çlirimtarëve të Shkupit në oborrin e Qeverisë për nder të 9 Majit, Ditës së Fitores ndaj Fashizmit dhe Ditës së Evropës.

Vendimi për datën e zgjedhjeve, siç tha, do të duhet të sillet në bazë të vendimit të analizave të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse.

“Nuk e di se a është koha ideale qershori që të mbahen zgjedhjet parlamentare, por për shkak të paralajmërimeve se ka mundësi që të kthehet kjo krizë edhe një herë në shtator, mendoj se është e nevojshme që të mbahen sa më shpejtë që është e mundur, duke pasur parasysh se shtetit i nevojiten institucione funksionale të cilat do të mund të sjellin vendime për të gjitha çështjet të cilat janë në interes të qytetarëve”, theksoi Spasovski.

Megjithatë, theksoi, kjo do të determinohet edhe nga zhvillimi i krizës shëndetësore.

“Pres që janë të mira efektet nga të gjitha masat të cilat i ndërmorëm deri më tani dhe se do të jepen rezultate edhe më të mira me çka do të krijohen kushtet që të mund të shkojmë në zgjedhje parlamentare se a do të jetë qershori, se a do të jetë fillimi i korrikut, megjithatë sido që të jetë do të jetë vendim i analizave të ekspertëve”, potencoi Spasovski. fc/

Related posts

Kasami: Do të investojmë shum projekte në Malin Sharr, do ta regullojmë edhe teleferikun për tek Kodra e Diellit

Televizioni Koha

Malta jep mbështetje të plotë për fillimin e bisedimeve në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së

Televizioni Koha

Deralla: Kodi zgjedhor është si djath zvicre, zgjedhjet duhet të mbahen në dhjetor ose janar

Televizioni Koha

Leave a Comment