17/04/2024
12.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Zgjedhje më 5 korrik për institucione funksionale dhe zhvillim të ekonomisë

Qeveria nuk mund pafundësisht të ketë rol të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, zgjedhje duhet të mbahen më 5 korrik të këtij viti, 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, ka thënë sot në Kumanovë më bartësit e listës së Njësisë zgjedhore 2 nga LSDM dhe koalicionit, Oliver Spasovski dhe Sanja Llukarevska pas mbajtjes së takimit të Shtabit rajonal zgjedhor. Spasovski ka thënë se për qytetarët dhe shtetin është me rëndësi të kenë institucione funksionale.

“Prej sot fillojnë dy javët e gjendjes së re të jashtëzakonshme. Jemi të bindur se pas përfundimit të tyre, gjendje të jashtëzakonshme nuk do të na nevojitet, pasi më e keqja është pas nesh, ndërsa sistemi shëndetësor ka plan dhe mekanizëm për gjitha skenarët e mundshëm. Në rrethana të këtilla, zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e parë të mundshëm, sa më shpejtë. Politikë e përgjegjshme është të sigurohet funksionalitet i të gjitha institucioneve. Dhe me këtë të respektohet kushtetuta dhe ligji”, ka thënë Spasovski.

Ai ka shtuar se prolongimi i zgjedhjeve nuk është i mundur, as edhe për nga aspekti juridik.

“Unë dëshiroj partitë politike të kenë mirëkuptim dhe konsensus, para së gjithash në respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve. Është biseduar, mirë është për kapacitetet demokratike të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje, në atë moment kur nuk mund të merren vesh liderët politik, përgjegjësinë patjetër ta marrin institucionet e sistemit. Ne dje kemi biseduar edhe në Këshillin e Sigurisë dhe është sjell vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për 14 ditë, para së gjithash për shkak të zbatimit të masave ekonomike, mundësisë të sillen vendime, dekrete me fuqi ligji dhe konform kësaj, nëse përllogaritet deatijisht do të shihni se zgjedhjet duhet të mbahen më 5 korrik”, ka thënë Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse LSDM do të del në zgjedhje pa arritur konsensus me VMRO-DPMNE-në dhe si do të zbatohet fushata.

Ai pret që partitë politike do të jenë në krye të përgjegjësisë dhe të dëshmojnë kapacitetin e tyre demokratik në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Pohimet se zgjedhjet do të rrezikonin shëndetin e qytetarëve, ose do të duhet të shtyhen për në vjeshtë, janë jo logjike, thekson Spasovski dhe shton se shteti, institucionet mund të sigurojnë ditë të sigurt zgjedhore.

Sipas tij, ekspertët shëndetësor e ndjekin situatën, kapacitetet demokratike janë rritur dhe të gatshëm të përgjigjen në sfidat.

Bartësja në NjZ 2, Sanja Llukarevska përsëriti se sa është e rëndësishme të mbahen zgjedhjet më 5 korrik që të funksionojë Kuvendi dhe të sillen vendime për menaxhimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike.

Ky plan do ta zhvillojë ekonominë, thekson Llukarevska dhe shton se institucione funksionale janë të nevojshme për ekonomi të re zhvillimore, nxitje të konsumit privat të qytetarëve dhe për jetë më të mirë. am/fab/

Të fundit