20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski-Zhidan: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është fitore e madhe, mbështetje e fuqishme dhe një hap më shumë në eurointegrimet

(MIA) – Inkuadrimi i Republikës të Maqedonisë së Veriut në NATO është fitore e madhe, mbështetje e fuqishme dhe një hap drejt eurointegrimeve, ishte theksuar në takimin e sotëm të kryeministrit Oliver Spaovski me kryetarin e Asamblesë kombëtare të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan.

Në takim, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, kanë marrë pjesë edhe zëvendëskryeministrja e obliguar për Çështje ekonomike Mila Carovska, zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski, kryetari i Komisionit për Çështje evropiane të Asamblesë kombëtare të Sllovenisë Igor Dimic, atashea e punëve të brendshme pranë ambasadës sllovene në Shkup Branko Skërbnik dhe ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Milan Jazbec.

Në takim është shprehur mbështetje e fuqishme ngs Republika e Sllovenisë për arritjet e shtetit tonë në plan reformues, në marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe për integrimet në NATO dhe Bashkimin Evropian. Është konstatuar se inkuadrimi i vendit tonë në NATO është fitore e madhe e Republikës të Maqedonisë së Veriut, duke i marë parasysh kushtet që duhet t’i plotësojë një shtet për t’u bërë vend-anëtar i Aleancës.

Republika e Sllovenisë, siç ishte theksuar, në mënyrë aktive e mbështet hapjen e negociatave të shtetit tonë me Bashkimin Evropian. Janë ndarë përvojat e Sllovenisë për proceset eurointegruese dhe në atë drejtim është dërguar apel te qytetarët e Republikës të Maqedonisë së Veriut të vazhdojnë të besojnë se ajo është rruga e drejtë për vendin, e cila nuk është e lehtë, por sjell përmirësime të jetës për të gjithë. Është konstatuar se sjellja e Ligjit për prokurorinë publike dhe debati i hapur për metodologjinë e re të BE-së në Union për pranim të vendeve të reja anëtare, janë sinjale pozitive për përcaktime të mëtutjeshme ndaj zgjerimit dhe perspektivave evropiane të vendit.

Kryeministri Spasovski është falënderuar për mbështetjen e mëtutjeshme të Republikës së Sllovenisë në të gjitha proceset e rëndësishme demokratike të shtetit tonë, si dhe në proceset euroatlantike.

“Punojmë për të dhënë argumente pozitive shtesë se vendi ynë është, si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian. Republika e Maqedonisë së Veriut tregoi se mund të zgjidh sfida specifike nëpër dialog dhe ta mbajë vizionin e qartë ku është përcaktuar të lëvizë, ndërsa ato janë integrimet në NATO dhe BE. Këto janë vlerat evropiane të treguara në vepër dhe porosi e fuqishme për tërë rajonin, njohja e të cilit nga Bashkimi Evropian do të jetë sukses për të gjithë, dhe për vendin tonë, për rajonin dhe për vetë Unionin”, ka potencuar kryeministri Spasovski.

Në takim është konstatuar se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Sllovenisë kanë marrëdhënie miqësore në trend të rritur, pa ngarkesë me asnjë çështje bilaterale, që do të thotë hapësirë e hapur për përparim të bashkëpunimit në ekonomi, bujqësi, mjedis jetësor, kulturë.

Së bashku është përfunduar, siç qëndron në kumtesë, se sot Memorandumi i nënshkruar për zhvillim dhe bashkëpunim mes qeverive të të dy shteteve, për periudhën 2020-2021 është shembull i bashkëpunimit të mirë.

Nënshkruesit e memorandumit, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ambasadori slloven Milan Jazbec, pas nënshkrimit informuan se bëhet fjalë për dy milion euro që Qeveria e Republikës së Sllovenisë ia jep Republikës të Maqedonisë së Veriut për bashkëfinancim të objekteve infrastrukturore, siç është furnizimi me ujë në disa komuna, si dhe për mbështetje të sektorit civil në procesin eurointegrues.

Veçanërisht është theksuar se vazhdon mundësia, nxënësit e shkollave të mesme të vendit tonë të mund të studiojnë në Slloveni nën kushte të njëjta sikur rinia sllovene, me çka hapet mundësi për rritje të numrit prej rreth 1000 studentë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët tashmë studiojnë në Republikën e Sllovenisë. sa/

Të fundit