19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Zvogëlimi i masave rrigoroze, nuk do të thotë të sillemi në mënyrë të papërgjegjshme

Në seancën e sotme qeveritare do të bisedohet për sjelljen e vendimit me të cilën do të lehtësohet ndalesa e lëvizjes përkatësisht shkurtimi i orës policore dhe ajo të fillojë në orën 19 dhe të zgjasë deri në orën 05 të mëngjesit, që të japim hapësirë më të madhe, përkatësisht korrnizë kohore për lëvizje të njerëzve më të moshuar nga mosha 67 vjeçare të mund të lëvizin diku nga ora 05 e mëngjesit deri në orën 12 në mesditë dhe të rinjtë deri në moshën18 vjeçare të lëvizin nga ora 13 deri në orën 19, informon kryeministri Oliver Spasovski në intervistë për brifingun e mëngjesit.

“Këto vendime që do të sillen në Qeveri absolutisht nuk janë përcaktuar nga asnjë festë fetare, ose nga ndonjë angazhim i njërës apo tjetrës palë. Nëse i vendosim masat vetëm për shkak të asaj që dikush ka propozuar të sillet masë e tillë ose vetëm për shkak të asaj që u pëlqen një grupi të caktuar njerëzish, atëherë ato nuk janë masa serioze të cilat do të japin rezultat. E dini se me sjelljen e masave rrigoroze nga vetë fillimi thashë se këto janë masa të cilat nuk janë dëshiruar nga askush në Qeveri. Këto janë masa që thjesht duhet të sillen me qëllim që të mbrohet jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Unë jam i lumtur që këto masa japin rezultate në këtë periudhë. Dhe sot kur i shohim ato rezultate mund të mendojmë në set të ri të masave të cilat vlejnë edhe relaksim i tërë kësaj situate. Ashtu të paktën janë paralajmërimet – të fillojmë gradualisht t’i lehtësojmë masat, ajo punë nuk do të shkojë menjëherë, nuk do të shkojë me një vendim, por gradualisht t’i zvogëlojmë masat dhe gradualisht të mësohemi të gjithë ne se duhet të sillemi në mënyrë më ndryshe dhe vetëdija për vetmbrojtje të jetë në një nivel më të lartë”, sqaroi kryeministri Spasovski.

Zvogëlimi i masave rrigoroze, porositi ai, nuk do të thotë se tani relaksohemi dhe të sillemi në mënyrë tërësisht të papërgjegjshme edhe ndaj vetes, dhe ndaj familjes dhe qytetarëve tjerë. Masat ka apeluar, duhet t’i respektojmë.

Dy punët më të rëndësishme të cilat janë konstante në të gjitha masat në të gjitha shtetet, theksoi Spasovski, janë distanca fizike dhe sociale, të mbajmë distancë minimum prej dy metrave dhe të mbahet pajisje mbrojtëse.

I pyetur për qëndrimin personal përkatësisht si i interpreton kërcënimet e kryetarit të BFI-së, Spasovski u përgjigj se në fillim të krizës kanë biseduar me udhëheqësit fetar në shtetin tonë, në kuptimin e respektimit të vendimeve me qëllim që të ruhet jeta dhe shëndeti i qytetarëve.

“Dhe mendoj se këtu përgjegjësi kanë të gjithë, jo vetëm organet shtetërore, jo vetëm bartësit e funksioneve, por përgjegjësi kanë pikërisht edhe udhëheqësit e bashkësive fetare dhe mendoj se deri tani kanë respektim me disa përjashtime. E dini se BFI solli vendim të mbyllen xhamitë në këtë periudhë. Unë pres që ai vendim të jetë vendim në bazë të së cilës edhe më tutje të vazhdohet me punën me qëllim që të mos kemi kurrfarë rreziku për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Ashtu që, e rëndësishme është të respektohet. Se a do të kenë paraqitje publike dhe mënyrë në të cilën do të kumtohen vendimet dhe qëndrimet personale ato janë puna e tyre dhe këtu unë nuk përzihem aspak. Megjithatë, duhet të dihet se vendimi i Qeverisë vlen për të gjithë duhet të vlejë njejtë për të gjithë pa dallim se prej ku vijnë”, theksoi Spasovski.

Në lidhje me reagimin e OBSH-së e cila ka paralajmërim deri te të gjitha qeveritë e cila thotë – kujdes me zbutjen e masave, kryeministri Spasovski theksoi se të gjitha masat, jo vetëm Maqedonia e Veriut, të gjitha shtetet sjellin vendime në bazë të analizave të epidemiologëve dhe me ç’rast duke i shfrytëzuar përvojat e udhëzimeve të OBSH-së. Dhe këtu është i përpiktë, nuk ka përjashtim.

Në pyetjen e gazetarëve se sa është presioni të cilin si Qeveri teknike e ndjeni nga bashkësia e biznesit, kryeministri Spasovski tha se çdo qeveri pa dallim se cila është, nga cila strukturë politike është përbërë, gjithmonë ka presion, ka përgjegjësi, ka obligime të cilat duhet t’i realizojë.

I pyetur nëse partneriteti është konstruktiv, ai me qëndrim se ai partneritet është konstruktiv për shkak të asaj që, nënvizoi, i kuptojmë të gjitha gjendjet në të cilat gjendemi.

Kryeministri Oliver Spasovski karantinën shtëpiake e kalon me punë, obligimet që i ka i kryen përmes lidhjes së konferencave, ashtu që, siç tha, me detyra të shumta, me shumë aktivitete koha kalon.

Kryeministri theksoi se Dëshiroj të gjitha masat që vendosen janë në bazë të analizave që i bëjnë personat profesional – epidemiologët, Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe ata të cilët ballafaqohen çdo ditë me këtë krizë. sa/

Të fundit