27/09/2022
16.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

SPB Tetovë me gjoba ndaj këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat në komunikacion

Punonjësit policorë të SPB Tetovë, dje (13-prill) nga ora 11.00 deri në ora 16.00 kanë kryer kontrolle të vazhdueshme aksioni të intensifikuara ndaj këmbësorëve, në kuadër të të cilave janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 27 kundërvajtje (TE-8 dhe GV-19).

Nga SPB Tetovë thonë se bëhet fjalë për numrin e njëjtë të këmbësorëve që kanë kaluar rrugët jashtë vendkalimeve të shënuara të këmbësorëve.

“Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa të përshtatshme, të përcaktuara me ligj. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 13 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-11 dhe GV-2), kryesisht drejtimi pa patentë shofer 4 (TE), parkim i gabuar ose i paligjshëm 4 (TE) e kështu me radhë”.

“SPB Tetovë apelon tek këmbësorët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm se ku dhe si kalojnë rrugët, si lëvizin nëpër rrugë apo në rrugë ku nuk ka trotuare të formësuara dhe të respektojnë maksimalisht shenjat, rregullat dhe rregulloret e komunikacionit. Në këtë mënyrë, ata do të kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë e tyre dhe të përgjithshme të trafikut në zonën e gjerë të Tetovë- Gostivar. Kjo, aq më tepër që po vjen një periudhë e frekuencës edhe më të madhe të trafikut në këtë zonë”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Të fundit