23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Specialisti i fizioterapisë Arijan Selmani: Deformitetet e boshtit kurrizor te fëmijët dhe nxënësit gjatë pandemisë

Në emisionin e shëndetësisë “Bisedë me mjekun “, që transmetohet në Televizionin Koha,  i ftuar specialisti i fizioterapisë, Arijan Selmani, ku mes të tjerash foli për deformitetet e shtylles kurrizore në kohë të pandemisë si pasojë e mësimit online para ekraneve

Deformitetet e boshtit kurrizor te fëmijët dhe nxënesit gjatë pandemisë
Gjatë pandemisë fëmijët, nxënësit ishin të detyruar që të mësojnë online nga shtëpia, përpara ekraneve të ndrsyhme, kjo sigurisht që ka shkaktuar dëmtime të shumta në shtyllën kurrizore, sidomos kifoza , që është një deformitet që manifestohet te fëmijët e moshës 10 vjecare, në këtë moshë edhe para pandemisë, në moshën 10 vjecare pra, fëmijët fillojnë të mbajnë çantat, fillojnë të ulen në banka dhe kjo mund të shkakton deformitete të boshtit kurrizorë, që manifestohen me ndryshime ne pjesën e qafës dhe shpinës, fëimjët marrin qendrim apo pozitë të shtrembëruar të boshtit kurrizorë. Dhe gjatë pandemisë fëmijët qendrojnë me shpatulla përpara, para kompjuterit dhe pjesa e gjoksit ose torakale ngritet përpara dhe krijohet deformitet, që si pasojë e pandemisë janë rritur dhe kontrollat dhe vizitat te fizioterapeuti.
Shumica e fëmijëve nga telefoni I kanë ndjek mësimet ku pjesa cervikale ose e qafës ka qenë e ulur, dhe është vërejtur një deformitet me kokën përpara, që është një deformitet që duhet të korrigjohet patjetër.

Deformitete te të rriturit dhe te të moshuarit

Nëse ka përfunduar procesi I zhvillimit të eshtrave, sërish mund të manifestohen deformitete në boshtin kurrizor, në të shumtën e rasteve ndodhin këto ndryshime si pasojë e degjenerimit apo ndryshimeve në nyje, dhe formohen lakesa, shtrembërime në rafshin frontal, këto deformitete kanë dhimbje të madhe acute apo kronike, dhe në këto raste duhet të bëhen korrigjime, sepse ka disbalancë të nivelit të trupit, këtu nuk flasim për skolioza të shkallës së rëndë, por edhe skoliozë qe manifestohet dhe që në moshën e re, që nuk janë korrigjuar.
Një ndër faktoret mund të jetë gjenetika, ose kur kemi problem sekundare mund të jetë shkaktuar nga aktivitete të rënda fizike, gjithashtu edhe te paraqitja e këtyre deformiteteve faktor mund të jenë edhe faktoret që ndikojme dhe mund t’I ndryshojmë, psh obeziteti, trashja, veset negative si ushqimet e shëndetshme, nikotina, alkooli etj.

Deformitete më të shpeshta
Deformiteti që është scolioza dhe kifoza, që paraqiten edhe te të rinjët edhe te të moshuarit.
Por, kemi dhe raste të kombiunuara në mes të kifozës dhe scoliozës.
Scolioza, është shumë e shpeshtë dhe në 65% të rasteve është ideopatike, që nuk dihet shkaku, kurse përqindja tjeter është nga gjenetika, dhe përqindja tjeter është secundare, nga sëmundje të tjera mund të paraqitet.
Shkaktar mund të jene dhe semundje neurologjike, shkaku I mos aktivitetit të muskujve psh miopatitë e ndryshme. atrofia muskulare etj,/TV KOHA/

Të fundit