20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

SPGPM kërkon pako të posaçme për gazetarët dhe punonjësit medial

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM) konsideron se nevojitet pako e posaçme e masave e cila do t’u referohet gazetarëve dhe punonjësve medial, duke pasur parasysh faktin se, siç theksojnë, ata janë ndër hallkat kryesore në luftën kundër përhapjes së koronavirusit dhe po kryejnë punë të interesit publik.

“SPGPM i referohet edhe thirrjes së Federatës evropiane të gazetarëve drejtuar qeverive nacionale, Komisionit evropian dhe Parlamentit evropian për aksion të shpejtë, të targetuar dhe të koordinuar për mbështetje të të gjithë punonjësve medial – të punësuar, gazetarë të lirë dhe të vetëpunësuar – si përgjigje ndaj goditjes shkatërrimtare sociale dhe ekonomike nga kriza globale me Kovid-19 në sektorin medial. Kovid-19 i shkaktoi goditje të rëndë lirive mediale në mbarë botën. Në këtë pandemi qytetarët evropianë kanë nevojë për gazetarë profesionistë, ekonomikisht të siguruar, më shumë se kurdo herë” theksojnë nga SPGPM.

Njëkohësisht, ata, siç kumtuan, u referohen edhe dhjetëra deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit që kanë të bëjnë me rolin e rëndësishëm të gazetarëve dhe punonjësve medial në luftën kundër pandemisë, si dhe shprehjen e vazhdueshme të falëdnerimit për punën e gazetarëve.

Prandaj, thonë, konsiderojmë se qëllimi përfundimtar i ndihmës financiare duhet të jenë gazetarët dhe punonjësit medial.

Kërkesat, informojnë, bazohen në tre pikat në vijim – Lirimi nga 100 për qind nga kontributet për të punësuarit në mediume të cilët nuk larguan asnjë të punësuar gjatë krizës, përveç me ndërprerje kontraktuese të marrëdhënies së punës, largim në pension apo me dispozita tël tjera nga LMP, me përjashtim të tepricës teknologjike për kohëzgjatjen e masës dhe suspendimin pa afat suspendimi. Masa të vlejë edhe për mediumet të cilat ua kanë ulur rrogat gazetarëve dhe punonjlsve medial, por vetëm nëse obligohen që, lirimin e këtillë ta përdorin për t’ua kthyer mjetet e shkurtuara punonjësve të tyre. Kthimi i mjeteve zhvillohet paralelisht me zbatimin e masës.

“Me qëllim të vetëdijes për luftën kundër lajmeve të rrejshme, përkatësisht rëndësia e gazetarisë profesionale kjo masë të mos vlejë për mediumet të cilave gjykata kompetente me aktvendim fuqiplotë caktoi se e shkelën Ligjin penal nga Kapitulli kundër shëndetit të njerëzve”, shtojnë nga SPGPM. ab/

Të fundit