19/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

SPGPM: Mediat t’i respektojnë rekomandimet e Qeverisë dhe të sigurojnë kushte për mbrojtjen e gazetarëve

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM) u bën apel pronarëve të mediave në Maqedoni t’i respektojnë rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e të punësuarve nga koronavirusi.

“SPGPM u bën apel pronarëve të mediave pa kurrfarë arsyetimesh ta respektojnë rekomandimin e Qeverisë për lirim prej obligimeve të punës (mungesë e paguar) njërin prej prindërve të fëmijës deri në 10 vjeç (klasa e 4) ose për fëmijë më të rritur me pengesa, sipas dokumentit përkatës të cilin i punësuari sipas rekomandimeve duhet ta dorëzojë. SPGPM ka informacione se në disa media të caktuara gazetarëve dhe punonjësve mediatik të cilët kanë kërkuar të lirohen prej obligimeve të punës u është ofruar të marrin ditë nga pushimi vjetor, që vlerësojmë se është marrëdhënie jokorrekte dhe e papërgjegjshme në situatën e dhënë”, thuhet në kumtesën e SPGM-së.

Nga Sindikata përkujtojnë se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe disa herë ka potencuar se ky rekomandim është i obligueshëm edhe për kompanitë private.

“Njëherësh ju bëjmë thirrje pronarëve të mediave t’u mundësojnë kushte të përshtatshme për punë gazetarëve dhe punonjësve mediatik në situatën e sapokrijuar dhe ku është e mundur t’u mundësojnë punë nga shtëpia ndërsa në redaksitë të mundësojnë distancë të përshtatshme midis të punësuarve prej 1,5 deri në 2 metra siç thonë rekomandimet”, thonë nga SPGM.

Shëndeti i punonjësve, shtojnë nga atje, duhet të jetë prioritet i çdo kompanie dhe përgjegjësi e secilit prej nesh individualisht. Njëherësh, nga SPGM u bëjnë apel gazetarëve dhe punonjësve mediatik të jenë shumë të vëmendshëm gjatë kryerjes së obligimeve të tyre të punës dhe t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi.

Të fundit