25/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spitali i Tetovës ka kapacitet edhe për 40 pacientë

Koordinatori i Qendrës Kovid, Gëzim Nuredini ka pasur paraqitje para mediave.

I pyetur se nëse ka mungesë të kapacitetit, pasi pacientët e lënduar nga zjarri në Qendrën Kovid tashmë qëndrojnë në Spitalin Klinik të Tetovës, ai siguroi se ka shtretër të lirë edhe për 40 pacientë.

Në gatishmëri qëndron edhe një kat i spitalit.

“Tani kemi 50 pacientë, kemi kapacitet të pranojmë edhe 40 pacientë. Duhet të shikojmë se çfarë do të ndodh edhe me katin tjetër, që nëse paraqitet nevoja dhe kemi rritje të numrit të pacientëve nëpër ambulancat Kovid, me siguri se duhet të kemi kujdes sepse mund të kemi rritje të numrit të pacientëve që do të kenë nevojë”, tha Nuredini. /TetovaExpres

Të fundit