23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

SPP: Të nënshkruhen 532 vendime për stazhierët edhe ata të fillojnë me punë

Sindikata e Pavarur e Policisë (SPP) sot në konferencë shtypi kërkoi që të nënshkruhen 532 vendime, që t’u dorëzohen stazhierëve që edhe ata të fillojnë me punë në kuadër të MPB-së.

Kryetari i SPP-së, Goce Dellçev Todev kumtoi se i kanë shtruar kërkesë kryeministrit, ministrit të Punëve të Brendshme dhe zëvendësministres plotësuese të Punëve të Brendshme. Sqaroi se kërkojnë që stazhierët të cilët i kanë mbushur pesë muaj të stazhit të tyre, të merren parasysh nga Qeveria, dhe ata t’i marrin autorizimet përkatëse. Për çfarë, siç tha, Qeveria e pranoi një prej propozimeve tona, solli Dekret, dhe gjithçka u zgjodh në mënyrë pozitive.

“Por, nga MPB deri në këtë moment, këta pjesëtarë, 532, akoma nuk kanë marrë vendim. Publikisht i sugjeroj MPB-së, ajo që është sjellë si Dekret, që sot të nënshkruhet nga të dy, edhe nga ministri i Punëve të Brendshme edhe nga zëvendësministrja plotësuese dhe kjo punë të kryhet”, tha Dellçev Todev nga SPP. shk/

Të fundit