28/03/2024
14.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

SPUPM: Falënderohemi për pagat e rritura, por na jepni uniforma dhe çizme

Lëvdata për Ministrinë e Mbrojtjes për rritjen e pagave në Armatë, për zgjidhjen e çështjes banesore dhe zgjidhjen e punësimit të gjeneratës së 74-të të Armatës në policinë e burgjeve, dërgoi sot Sindikata e pavarur e ushtarëve profesional të Maqedonisë (SPUPM).

Nga Sindikata paralajmëruan edhe protestë nëse nuk gjendet zgjidhje për gjeneratën e 75-të të ushtarëve, të cilët janë 45 vjeç, me kërkesë që të dërgohen në Policinë kufitare.

“Gjatë vitit 2017 SPUSM me Qeverinë u dakordua që gjenerata e 75-të në Armatë të dërgohen në Policinë kufitare. Meqenëse kjo nuk është realizuar, ndërsa afati afrohet, SPUSM më 23 nëntor të shtunën me pjesëtarët e Armatës do të protestojë para Qeverisë që ta përkujtojë marrëveshjen”, theksoi kryetari i Sindikatës Adnan Aliti.

Nga Sindikata kërkuan edhe zgjidhje përfundimtare për problemin me uniformat, sepse siç theksoi Aliti, ushtarët tashmë tre vjet janë me uniforma të huazuara, por pa çizme. Ai ka apeluar te Ministria ta risë edhe mëditjen, e cila sipas tij, është 610 denarë për 20 vjet me rradhë. .

Të fundit