19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Stabiliteti i denarit është i garantuar, pohojnë guvernatorët aktualë dhe paraprakë dhe institucionet ndërkombëtare

Denari është i qëndrueshëm me vite të tëra, mbetet i qëndrueshëm edhe gjatë krizës së koronës, dhe nuk ka hapësirë për brengosje. Banka Popullore garanton se denari është dhe do të mbetet i qëndrueshëm, ndërsa këtë e konfirmojnë edhe institucionet ndërkombëtare financiare dhe agjencitë për renditje kreditore. Se stabiliteti i denarit është i garantuar bëjnë të ditur edhe ish-të parët e Bankës qendrore që i kontaktoi MIA, e të cilët theksojnë se nuk duhet besuar në spekulimet për valutën kombëtare.

– E garantojmë stabilitetin e denarit – ashtu siç deri tani, në më shumë se njëzet vitet e shkuara kursi mirëmbahej në nivel të qëndrueshëm, kështu edhe prej tani do të mirëmbahet në nivel të qëndrueshëm, shprehet guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska.

Ajo bën të ditur se rezervat revizore që janë garancia kryesore për stabilitetin e kursit revizor të valutës vendore, në periudhën e kaluar arriti nivelin më të lartë historik. Ajo që është, gjithashtu me rëndësi, sipas guvernatores është që kjo rritje rezulton nga përmirësimi i fondamenteve të ekonomisë së Maqedonisë dukshëm përmes uljes së deficitit në llogarinë rrjedhëse të bilancit pagesor.

– Niveli i lartë i rezervave revizore i akumuluar para krizës së koronës na mundëson përballje të suksesshme me sfidat në këtë periudhë dhe mirëmbajtjen e tyre të mëtejshme në nivel të lartë. Kështu, në fund të prillit, ato arrijnë 3 miliardë e 159,6 milionë euro dhe në krahasim me marsin shënojnë rritje për 142,3 milionë euro. Ky nivel jo vetëm që është përkatës për mirëmbajtjen e kursit të qëndrueshëm të denarit, por siç kemi bërë të ditur tashmë, ky është dyfish më i lartë në raport me vitin 2008, kur si bankë qendrore iu përgjigjëm me sukses sfidave nga kriza globale ekonomike dhe financiare, thekson Angellovska-Bezhoska.

Me projeksionet më të reja të Bankës Popullore, në periudhën e ardhshme pritet edhe rritje e mëtejshme e rezervave devizore. Se niveli i rezervave devizore të vendit tonë është dhe do të mbetet përkatëse dhe se në asnjë mënyrë nuk do të cenohet stabiliteti i denarit bëhet e ditur edhe në projeksionet e të gjitha institucioneve relevante ndërkombëtare. Autoritetet monetare në disa raste përkujtuan edhe se kanë një varg instrumentesh që janë garanci plotësuese për kursin revizor të denarit në raport me euron.

Që nga fillimi i krizës së koronës, në rrjetet sociale, në dy raste u paraqitën spekulime me informacione për valutën vendore, pas çka nga banka qendrore bënë thirrje edhe për informim të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm. Te një pjesë e spekulimeve bëhej e ditur edhe në vlerësime të Bashkimit Evropian, pas çka nga Delegacioni i BE-së informuan se informacionet nuk janë të sakta dhe se e mbështesin qëndrimin e Bankës Popullore.

Bindje të fuqishme në stabilitetin e valutës vendore shprehin edhe guvernatorët paraprakë të Bankës Popullore, duke bërë të ditur se nuk duhet besuar në spekulimet për denarin. Sipas tyre, kriza e koronës nuk mund të ndikojë në kursin devizor të valutës vendore. Qytetarët duhet të jenë të qetë dhe siç është porositur tashmë – nuk ka nevojë që kursimet në denarë t’i ndryshojnë në euro dhe t’u ekspozohen shpenzimeve të panevojshme të transaksionit për konversion.

– Sipas treguesve ekonomik, stabiliteti i denarit nuk është i rrezikuar fare dhe kjo me siguri u është e qartë numrit më të madh të qytetarëve dhe bizneseve. Nuk është hera e parë që Banka Popullore të përballet me spekulime të lëshuara për stabilitetin e kursit, por ajo ka kontroll të plotë të situatës dhe jam i sigurt se shumë shpejtë do të binden në atë edhe ata pak qytetarë dhe biznese që ende u nënshtrohen spekulimeve të këtilla, konsideron guvernatori paraprak, Dimitar Bogov.

Mendimin se stabiliteti i denarit është i garantuar e ndan edhe pararendësi i tij, Petar Goshev, i cili drejtonte Bankën Popullore deri nga mesi i vitit 2011.

– Stabilitetin e denarit, gjegjësisht kursit të tij devizor, Banka Popullore e Maqedonisë e mirëmban prej vitit 1997 – pra, saktësisht 23 vite. Njerëzit që e drejtojnë Bankën Popullore e dinë mirë rëndësinë e kësaj çështjeje për stabilitetin makroekonomik të vendit dhe për pasojat për ekonominë nga shkelja eventuale e saj. Ata e dinë mirë edhe si bëhet kjo. Përkundër krizës së shkaktuar nga pandemia, në këtë moment nuk ka arsye të besohet se një skenarë i tillë negativ është në horizont. Kompetentët në Bankën Popullore çdo orë e shprehin gatishmërinë e tyre për të ruajtur stabilitetin e kursit devizor, duke thënë se niveli i rezervave revizore është në nivel solid, mbi tre miliardë euro, që është e saktë dhe duke thënë se sistemi bankar i Maqedonisë është i qëndrueshëm, i kapitalizuar mirë, me likuiditet të mirë dhe nivel të ulët të plasmanëve të rrezikshëm, gjë që gjithashtu është e saktë, porositë Goshevi.

Ai përkujton edhe në atë se para një kohe të shkurtër, dy agjencitë botërore më me reputacion për renditje kreditore – “Standard dhe Purs” dhe “Fiç”, në esencë e ruajtën renditjen e deritanishme kreditore të vendit.

– Po të kishin vërejtur çfarëdo rreziqesh për kursin devizor të denarit, me siguri nuk do ta kishin bërë këtë. Prandaj duhet të dëgjohet se çfarë thotë Banka Popullore, e jo spekulues të ndryshëm, individë që organizohen dhe veprojnë si mafi politike-afariste dhe shërbëtorët e tyre të cilët për sinekurë mizorë shpërndajnë informacione me të cilat duan të shkaktojnë panik, vlerëson Goshevi.

Në deklaratën për MIA-n, ai drejtoi edhe porosi deri te liderët politik që urgjentisht të debllokojnë procesin politik dhe krahas krizës shëndetësore-ekonomike të mos krijohet dhe thellohet kriza politike. Goshevi i porositë liderët politik të mos ndihmojnë në stimulimin e spekulimeve për valutën vendore dhe të mos e detyrojnë Bankën Popullore, në vend se ta lirojë, ta shtrëngojë në mënyrë drastike politikën monetare në mbrojtje të stabilitetit të denarit, meqë siç thekson, nga kjo nuk do të ketë dobi.

Profesori Lube Tërpeski, i cili ishte në krye të Bankës Popullore gjatë periudhës prej majit të vitit 1997 deri në maj të vitit 2004, përkujton se vendi ynë prej pavarësisë e deri sot ka kaluar përmes shumë periudhave turbulente të shkaktuara kryesisht nga faktorët e jashtëm që kanë shkaktuar vështirësi në ekonominë, në të cilat kushtet e ekonomizimit krijojnë tullat të frytshëm për panik bankare. Në kohën kur ai ishte guvernator, siç bën të ditur Tërpeski, me dukuri të tillë jemi përballur dy herë – në vitin 1999 dhe në vitin 2001. Për në të dyja rastet, Banka Popullore u përball me sukses me sfidat.

– Sot, bankat janë në pozitë dukshëm më të mirë në krahasim me vitin 1999 dhe 2001, ato janë institucione të larta likuide, ndërsa rezervat revizore të Bankës Popullore janë në nivel të tillë ashtu që me to sigurohet jo vetëm siguri e kursimeve, por edhe stabilitet i denarit, deklaroi Tërpeski për MIA-n dhe bëri të ditur se qytetarët duhet të jenë të qetë për sigurinë e kursimeve të tyre në denarë në bankat.

Ai përkujton se në këto momente të vështira të shkaktuara nga pandemia e Kovid-19, kur mjekët dhe personeli tjetër mjekësor bëjnë përpjekje mbinatyrore për të shpëtuar jetën e njerëzve, të gjithë ne duhet të sillemi në mënyrë të përgjegjshme si ta.

– Përgjegjësi të veçantë në situata të këtilla, kanë gazetarët, me informimin e tyre objektiv, theksoi Tërpeski.
Sipas tij, me lëshimin e spekulimeve për situatat në sferën bankare dhe monetare, në mënyrë të pavetëdijshme mund të shkaktohen dëme të mëdha për ekonominë dhe të vështirësohet puna e pushtetit monetar.

– Secili në profesionin e tij le ta ndjekë shembullin e mjekëve. Kështu do të përballemi shumë më lehtë me situatën në të cilën u has gjithë bota, porositi Tërpeski.

Sipas Bankës Popullore, kushtet për depozitat në denarë, në bankat janë më të volitshme sesa për depozitat në valutë të huaj. Bankat ofrojnë norma më të larta të interesit për depozitat në denarë, në kushte të rënies së përgjithshme të normave të interesit gjatë viteve të kaluara, gjë që është konfirmim edhe për forcimin e besimit në denarin. Në periudhën e kaluar kishte denarizim të forcuar, ndërsa ndikim për këtë kishin edhe masat e ndërmarra nga banka qendrore për nxitjen para së gjithash të kursimit në denarë.

Të fundit