24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Stacionin policorë-Gostivar, sot e kanë vizituar mbi pesëdhjetë nxënës të klasave të nënta të shkollës fillore ,,Goce Dellçev,, të Gostivarit.

Stacionin policorë-Gostivar, sot (24-tetor) gjatë paraditës e kanë vizituar mbi pesëdhjetë nxënës të klasave të nënta të shkollës fillore ,,Goce Dellçev,, të Gostivarit.
Nxënësit u pritën nga ana e udhëheqsis së këtij stacioni dhe në korniza të vizitës së tyre, patën mundësinë nga afër të njihen me funksionimin e zyrës së kujdestarisë, si dhe disa njësi tjera të saja, gjithashtu vizituan edhe hapsirat për mbajtje dhe biseda informative me të miturit. Krahas kësaj, nxënësit në pika të shkurta u informuan me rolin e policisë, por edhe për projektet momentale preventivo-edukative, si dhe projektet që planifikohen të realizohen nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit, që kanë të bëjnë me prevenimin-parandalimin e drogave narkotike, tregtisë me njerëz, prishjen e rendit dhe qetësisë publike e kështu me radhë.
Vizita e ditës së sotme në Stacionin policorë-Gostivar, paraqetë pjesë të aktiviteteve për afirmimin dhe ngritjen e nivelit të transparencës policore për bashkpunim me qytetarët, përforëcimein e bashkpunimit me qytetarët, përforcimin e besimit të ndërsjellë, si dhe zgjërimin dhe thellimin e bashkpunimit të dyanshëm me qytetarët gjegjësisht me të rinjët./TV KOHA/

Të fundit